Rezultatet e raundit përfundimtar të votimeve të deputetëve në zgjedhjet e lidershipit konservator janë shpallur nga kryetari i komitetit 1922, Sir Graham Brady.

Rishi Shunak, kancelari i Thesarit, ka siguruar më së shumti vota në krahasim me dy kandidatë të tjerë për kreun e partisë që udhëheq me qeverinë britanike. Ai ka fituar 137 vota.


E dyta është renditur Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila ka marrë besimin e 113 deputetëve.

Penny Mordaunt është eliminuar prej garës pasi ka marrë më së paku vota, gjegjësisht 105 sosh, raporton bbc.

9b876871 4158 4a9f 8502 8ee2fbcb02d0

Fituesi do të shpallet të hënën më 5 shtator pas një votimi me postë të 160 mijë anëtarëve të partisë konservatore.

Kujtojmë se fituesi do të merr edhe drejtimin e qeverisë pasi javë më parë ka dhënë dorëheqje Boris Johnson.

Ndryshe, dy kandidatët e fundit kanë rënë dakord të marrin pjesë në një debat kokë më kokë të hënën më 25 korrik. /Telegrafi/