LAJMI I FUNDIT:

Trupi ad-hoc ende nuk ka vendosur për metodologjinë e punës

Trupi ad-hoc ende nuk ka vendosur për metodologjinë e punës

Trupi ad-hoc për media ende nuk ka vendosur metodologjinë e punës se si do të ndjek punën e mediave deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë anëtarët e këtij komisioni ende nuk mund të merren vesh se si do të punojnë deri në zgjedhje.

Sot në një mbledhje që duhet të mbahet në ora 11 do të diskutohet edhe një herë se si do të punojë ky komision.


Nga informacionet jo-zyrtare të PlusInfo, ky komision do të vendos sipas votës së shumicës, ku për çdo vendim duhet të ketë tre vota pro.

Raporti i parë nga ky komision i përkohshëm duhet të sillet deri në javën e ardhshme./Telegrafi/