LAJMI I FUNDIT:

Trump sërish në qendër të vëmendjes, thotë se gruaja e tij nuk do të qante po t’ia kishin qëlluar me armë bashkëshortin

Trump sërish në qendër të vëmendjes, thotë se gruaja e tij nuk do të qante po t’ia kishin qëlluar me armë bashkëshortin

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr një paralele të çuditshme, kur është bërë fjalë për politikanë që janë qëlluar me armë zjarri në raste të ndryshme.

Ai madje me një dozë shakaje ka thënë se gruaja e tij Melania Trump nuk do të qante, po ta qëllonin atë në një tentim vrasje, transmeton Telegrafi.

Këtë “parashikim” ai e bëri gjatë një eventi privat të organizuar të martën mbrëma, kur kujtoi se si në vitin 2017 kongresisti u qëllua me armë në fushën e bejsbollit.


Bëhet fjalë për Steve Scalise i cili u plagos gjatë të shtënave, kurse presidenti e ka përshkruar Republikanin nga Luiziana si një karakter të fortë, madje kishte mësuar shumë nga reagimet e gruas së tij kur ai u lëndua.

“Ajo nuk mund të ndalej duke qarë kur e takova atë ditë në spital”, ka deklaruar Trump, shkruan Politico. “Mendoj që jo shumë gra do të reagonin në atë mënyrë nëse në një mënyrë tragjike të ngjashme do t’iu ndodhte partnerëve të tyre, e di se e imja nuk do të reagonte ashtu”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori