Në deklaratat që bëri në hapësirat e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me risjelljen ne fuqi të sanksioneve kundër Iranit, presidenti Donald Trump sqaroi se eksporti i naftës iraniane është vlerësuar veçmas nga paketa e sanksioneve në tërësi.
Ai deklaroi se ata kishin marrë një pozicion shumë të fortë dhe të ashpër kundër Iranit.
“Ne kemi sjellë (për Iranin) sanksionet më të forta deri tani, por ne duam të përparojmë pak më ngadalë në çështjen e naftës, pasi nuk do të doja që çmimet e naftës të rriteshin në botë”, u tha Trump gazetarëve.
Pasi dha sinjalin se SHBA-ja do të ndjekë një qëndrim të kujdesshëm në lidhje me çmimet e naftës, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “Kjo nuk ka të bëjë fare me Iranin, unë mund ta çoj menjëherë në zero (eksportin) naftën e Iranit, por kjo do të shkaktonte një tronditje të tregjeve. Nuk dua që çmimet e naftës të rriten”, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në llogarinë e tij në Twitter bëri një postim në arabisht lidhur me sanksionet kundër Iranit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në solidaritet me popullin iranian. Populli iranian është ai që prej rreth 40 vjetësh ka vuajtur më së shumti nga menaxhimi i keq ekonomik dhe korrupsioni. Ndryshe nga ajo që thotë regjimi iranian, sanksionet nuk përfshijnë blerjen e ushqimeve, produkteve bujqësore, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore”, shkruan Pompeo.
Të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën në fuqi fazën e dytë të sanksioneve kundër Iranit, të cilat përfshijnë sektorët e energjisë, financimit dhe transportit me anije. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës