Trump provon kapelën e "cowboys" dhe bën shaka për stilin e flokëve

Presidenti amerikan, Donald Trump mori një kapelë të “cowboys” - dhe e provoi me kënaqësi, duke qeshur dhe duke bërë disa pozicione për fotografët.
Ky moment u bë menjëherë i komentuar në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk kursyen shakatë dhe komentet humoristike.
Disa nga përdoruesit në internet sugjeruan se kapela ishte bërë qëllimisht pak më e madhe se madhësia normale, në mënyrë që të mos prishte stilin ikonë të flokëve të presidentit.
🤠Trump was given a cowboy hat — and happily tried it on
Users online are joking that the hat was made slightly oversized on purpose so it wouldn’t ruin the president’s hairstyle.
Trump received the gift from the 1980 U.S. Olympic hockey team🏒 pic.twitter.com/cqFVFDqoLb
— NEXTA (@nexta_tv) December 13, 2025
Të tjerë e përshkruan momentin si një shenjë e relaksimit dhe humori të Trumpit, duke treguar anën më të lehtë të figurës publike të një presidenti.
Lideri amerikan e mori këtë dhuratë nga ekipi amerikan i hokejit në Olimpiadën e vitit 1980, i njohur ndryshe si “Mrekullia mbi akull”, një skuadër e famshme për triumfin e tyre të papritur kundër Bashkimit Sovjetik në lojërat olimpike të atëhershme.
Dhurata duket se kishte një vlerë simbolike dhe historike, duke kujtuar një nga momentet më të famshme të sportit amerikan. /Telegrafi/










































