Donald Trump deklaroi të premten se informacionet mbi planet për një konflikt të mundshëm me Kinën nuk duhet të ndahen me Elon Musk për shkak të interesave të biznesit. Ky koment shënon një pranim të rrallë të mundësive për konflikt interesi për miliarderin, i cili shërben si këshilltar i lartë i presidentit amerikan.
Trump mohoi raportet që sugjeronin se Musk do të merrte informacion mbi strategjitë e mundshme të SHBA-së për një luftë me Kinën. “Elon ka biznese në Kinë dhe kjo mund ta bëjë atë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”, tha lideri amerikan.
Referenca e Trump ndaj angazhimeve të Muskut në Kinë, përfshirë kompaninë Tesla që po kërkon të zgjerojë operacionet atje, nënvizon shqetësimet rreth balancimit të interesave të tij si lider i korporatave dhe këshilltar qeveritar, raporton theguardian.
Deri më tani, Trump ka shmangur të adresojë drejtpërdrejt pyetjet mbi konfliktet e mundshme të interesit të Musk, duke pretenduar se ai do të distancohej kur të ishte e nevojshme.
Presidenti konfirmoi gjithashtu se Musk kishte vizituar Pentagonin të premten në mëngjes për të diskutuar mbi uljen e kostove qeveritare, një iniciativë që ai po drejton përmes të ashtuquajturit “departamenti i efikasitetit qeveritar” (DOGE). Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi inovacionet dhe efikasitetin.
Musk, duke dalë nga Pentagoni, u shpreh i gatshëm të ndihmonte në çdo mënyrë të mundshme, por nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë informim të klasifikuar që mund të kishte marrë.
Si një këshilltar kyç i Trump dhe drejtues i Doge, Musk ka ndërmarrë masa të gjera për të shkurtuar vendet e punës dhe buxhetet në qeverinë federale. Megjithëse Pentagoni është përfshirë në këto shkurtimet, Musk nuk ka pasur një rol të drejtpërdrejtë në fushën e inteligjencës së mbrojtjes dhe operacioneve ushtarake.
Ndërkohë, përfshirja e Musk në ndonjë marrëveshje ose plan të SHBA-së me Kinën do të nxiste shqetësime për sigurinë kombëtare, për shkak të interesave të tij të mëdha ekonomike në Kinë përmes Teslas dhe SpaceX, që ka kontrata me Forcën Ajrore të SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk: Do të doja të vdisja në Mars, qëndrimi në Tokë është rrezik

Rivali politik i Erdoganit dërgon një mesazh nga burgu

Kompania gjermane e armatimit promovon "murin e dronëve" në krahun lindor të NATO-s

Përfundon takimi i radhës mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite - ministri ukrainas sjell detaje

Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Trump tregon kush e vrau presidentin e SHBA-së, John F. Kennedy

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother