Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se nuk ka dyshim që paraardhësi i tij, Donald Trump mbështeti rebelimin, por se i takon gjykatave të vendosin nëse kjo e diskualifikon atë nga kandidimi për president në vitin e ardhshëm.
“Është e qartë. Ju i keni parë të gjitha. Nëse amendamenti i 14-të është i vlefshëm apo jo, ne do t’ia lëmë gjykatës ta marrë atë vendim”, tha Biden para gazetarëve gjatë një vizite në shtetin federal të Wisconsin.
“Por, ai me siguri mbështeti kryengritjen. Kjo nuk është në diskutim. Aspak. Zero. Dhe ai duket se po e përsërit këtë”, tha lideri amerikan, raporton cnn.
Biden reagoj ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Colorados që diskualifikojë Trumpin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale me arsyetimin se kishte nxitur mbështetësit të sulmojnë Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.
Si rezultat i këtij vendimi historik, Trump është kandidati i parë presidencial që konsiderohet i papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë sipas Amendamentit të 14-të të përdorur rrallë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili ia ndalon zyrtarit që kanë qenë i përfshirë në “rebelim ose kryengritje” të mbajë poste publike.
Trump tha se do të apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së ndërsa organizuesit e fushatës së 77-vjeçarit vlerësuan se vendimi i gjykatës ishte “jodemokratik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht