LAJMI I FUNDIT:

Trump: Clinton, fajtore për ekzekutimin e spiunit iranian

Trump: Clinton, fajtore për ekzekutimin e spiunit iranian

Kandidati republikan për president të SHBA-ve ka thënë se emailat e rivales së tij nga demokratët, Hillary Clinton mund të jenë përgjegjës për vdekjen e një shkencëtari iranian që është ekzekutuar me dyshimin se ka spiunuar për amerikanët.

“Shumë njerëz janë duke thënë se iranianët e kanë vrarë shkencëtarin i cili i ka ndihmuar SHBA-të për shkak të emailave të zbuluar të Hillary Clintonit”, ka shkruar ai në “Twitter” më 8 gusht.

Senatori Tom Cotton, përkrahës i Trumpit gjithashtu ka sugjeruar se ka një lidhje në mes të emailave të kandidates demokrate të dërguar në kohën kur ajo ishte sekretare e shtetit në vitin 2010 dhe ekzekutimit të Shahram Amirit më 7 gusht.


Cotton i ka thënë CBS-së se “ka pasur biseda në mes të këshilltarëve të saj kryesor rreth këtij “zotërisë” në komunikimet e saj, të cilat janë publikuar vitin e kaluar pasi sistemi i saj privat i komunikimit është vënë nën hetim.

Amiri, i cili ka pasur informacione rreth programit sekret bërthamor të Iranit, kishte shkuar në SHBA në vitin 2009 dhe një vit më pas ishte kthyer në Iran duke thënë se ishte kidnapuar nga CIA. Fillimisht ishte përshëndetur si hero, por më pas ishte zhdukur, transmeton Rel.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejeie më 7 gusht ka thënë se Amiri është ekzekutuar pasi “ka zbuluar sekretet kryesore të shtetit te armiku”.

Fushata e Clintonit ende nuk iu është përgjigjur akuzave.

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori