LAJMI I FUNDIT:

Truku me korrektorin e syve të mëdhenj: Çfarë po bëjmë gabim?

Truku me korrektorin e syve të mëdhenj: Çfarë po bëjmë gabim?

Korrektori mund të fshehë gropat e syve, njollat dhe linjat e holla rreth syve në pak sekonda

Gjithashtu, korrektori nxjerr në pah pjesë të fytyrës pa pasur nevojë të aplikoni grim konturimi.


Gjithsesi, përdorimi më i famshëm i tij është fshehja e rrathëve të errët poshtë syve. Përveç kësaj, ju mund të krijoni efektin e syve më të mëdhenj në një mënyrë shumë të thjeshtë.

Grimuesja ka ndarë këshilla gjeniale për zmadhimin e syve në rrjetin social TikTok, transmeton Telegrafi.

Ajo e fillon videon me dy aplikime të ndryshme të korrektorit në të dy anët e fytyrës. Në njërën, korrektori i saj është aplikuar në një vijë horizontale pak poshtë syrit.

– Kjo do t’ju japë efektin e kundërt të rrathëve të errët. Kjo do të thotë se kjo zonë do ta bëjë të duket sikur është duke dalë, gjë që e bën syrin tuaj të duket shumë më i vogël – shpjegon ajo.

Në anën tjetër të fytyrës, ajo aplikoi korrektor në një vijë vertikale nga cepi i syrit të brendshëm deri afërsisht në mes të hundës. Përveç kësaj, ajo shtoi një njollë të vogël korrektori në cepin e jashtëm të syrit. Më pas e shpërndan (duke përdorur vetëm gishtat) korrektorin drejt syrit tuaj, si dhe lart dhe rreth cepit të syrit.

– Kur e bëni këtë, shpërndajeni korrektorin në pjesën tjetër të fytyrës dhe bazës, dhe kjo ndihmon që syri të duket më i madh dhe i ngritur – thotë ajo.

#notaphoto #makeuphacks ♬ Levitating (feat. DaBaby) – Dua Lipa

/Telegrafi/