LAJMI I FUNDIT:

Truke të thjeshta që do të mbrojnë jetëgjatësinë e mobilieve në shtëpi

Truke të thjeshta që do të mbrojnë jetëgjatësinë e mobilieve në shtëpi

Divanet, sofat, këndet dhe kolltukët janë veçanërisht të ndjeshëm

Mobiljet kushtojnë një shumë të madhe parash, kjo është arsyeja pse është e nevojshme të kujdesemi, t’i mirëmbajmë rregullisht dhe t’i kushtojmë vëmendje nëse duam të maksimizojmë jetëgjatësinë e tyre.


Është në favorin tonë që fakti që janë gjithnjë e më të popullarizuar truket me të cilat i kanë përdorur gjyshet tona.

Kështu, mobiliet prej druri duhet të fshihen rregullisht me një leckë të thatë për të hequr pluhurin, dhe dy herë në vit duhet të fërkohen mirë me vaj liri, transmeton Telegrafi.

Mobiliet e kopshtit prej bambusë ose prej palme kacavjerrëse do të duken si të reja, nëse i lani me ujë të kripur, i thani dhe më pas e lyeni me mjete për pastrim parketi.

Është mirë që herë pas here t’i pastroni garniturat dhe pjesët e mobilieve të xunkthit me një leckë të njomur në qumësht, dhe më pas t’i fërkoheni me vaj liri në rast se janë të lyera me llak.

Mirëmbajtja e divaneve dhe kolltukëve

Divanet e mbuluar me pëlhura duhet të fshihen rregullisht në mënyrë që pluhuri të mos thellohet shumë, sepse pëlhura do të humbasë ngjyrën e saj dhe do të marrë një pamje të yndyrshme, dhe e njëjta gjë do të ndodhë me qilimat që duhet të tunden mirë një herë në vit

/Telegrafi/