Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD – Organization for Economic Co-operation and Development) me seli në Paris, ka botuar rishtas raportin PISA 2015 (Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve), që mbështetet në performancën e nxënësve në testet e standardizuara të Matematikës, leximit dhe shkencës. Këto teste bëhen çdo tre vjet me grupet e 15-vjeçarëve, në një numër shtetesh anembanë botës. Sivjet Kosova mori pjesë për herë të parë dhe në mesin e 70 shteteve u rreshtua në vendin 68. “Tronditja e PISA-s” shkaktoi brengosje të rëndë në opinionin publik kosovar.
Por, a na ka befasuar vërtetë ky rezultat?
Jo, aspak.
Rangimi në PISA nuk jep një portret real për gjendjen në sistemin tonë edukativ. Aty jepen rezultatet e testeve në matematikë, gjuhë dhe shkenca, të një numri të caktuar nxënësish. Kjo nuk është e mjaftueshme për të përshkruar gjendjen reale dhe kristalizuar sfidat reale me të cilat ballafaqohemi ne. Sistemi i edukimit në Kosovë është i vjetruar. Parakushtet për përmirësim domethënës, janë: ndërtimi i një infrastrukture shkollore të afërt, miqësore për fëmijët, ngritja e cilësisë së mësimdhënies, zbatimi i veprimtarive që e nxisin kreativitetin, angazhimin e nxënësve me punë konkrete dhe zbatimin e teknikave të nxënies duke bërë. Në shumicën e shkollave, nxënësit mësojnë të përsërisin atë që ju kanë thënë se duhet bërë. Shpesh herë ata nuk kanë mundësi të shprehin lirshëm kuriozitetin dhe imagjinatën e tyre. Mësimet janë të mërzitshme dhe fëmijët gjithnjë e më shumë po e humbin përqendrimin. Si pasojë, shkallët e ndërprerjes së shkollimit po rriten.
Ministri i Edukimit, Arsim Bajrami, i komentoi rezultatet e testit PISA si vijon: “Ne i pranojmë rezultatet e raportit PISA. Këto rezultate ishin të pritura. Vendimi i Qeverisë në vitin 2013 për të marrë pjesë, ishte një hap i guximshëm, sikundër edhe përkushtimi për të ngritur cilësinë e edukimit në vendin tonë.” Ai pastaj shtoi: “Në vitin 2018, kur do të botohen rezultatet e testit vijues PISA, ne presim të jemi të krahasueshëm me vendet e BE-së.”
Pajtohemi se është me rëndësi që sistemi ynë i edukimit të vlerësohet dhe krahasohet me atë të shteteve tjera, si dhe që Kosova të vazhdojë të jetë pjesë e procesit PISA, por nuk është reale të pritet që deri më 2018, rezultatet tona të jenë të krahasueshme me ato të shteteve të BE-së. Kjo deklaratë është shumë optimistike dhe sigurisht e paarritshme. Hendeku është shumë i madh dhe për këtë nuk ka ndonjë zgjidhje e tipit shpejt-e-shpejt. Nëse vërtetë brengosemi për edukimin tonë, atëherë patjetër duhet të jemi realë dhe duhet të mendojmë në mënyrë afatgjate. Ne duhet të kemi një vizion të qartë që do të na shpinte kah një ndryshim transformues.
Raporti i fundit PISA-s duhet të jetë një sinjal i fuqishëm paralajmërimi për politikëbërësit e edukimit në Kosovë, që shpresojmë se do të bëhen të vetëdijshëm se sistemi ynë i edukimit, ka nevojë urgjente për një ndryshim radikal. Ndryshimet në shkolla do të jenë të suksesshme vetëm nëse politikat lokale dhe kombëtare i mbështesin ato. Jo të gjithë politikëbërësit e edukimit janë aktualisht të interesuar për edukimin. Disa prej tyre shpesh e përdorin edukimin si platformë për avancim profesional. Për të arritur përparime në procesin e ndryshimit në edukim, politikëbërësit, artistët, shkencëtarët dhe edukatorët, duhet të jenë kompetentë dhe të përkushtuar me pasion, për të ngritur arritshmërinë e nxënësve në shkolla. Ky është një proces i gjatë dhe sfidues, por që duhet adresuar urgjentisht dhe në mënyrë të drejtë.
Pasi Sahlberg, edukator i njohur finlandez, autor dhe dijetar ka thënë: “Reformimi i shkollave është një proces kompleks dhe i ngadalshëm, ta bësh me nguti do të thotë ta shkatërrosh.”
A ka shpresë për përmirësimin e sistemit të edukimit në Kosovë? Po, ka shpresë nëse lidershipi ynë politik do të përqendrohej në këtë interes vital kombëtar. Ne besojmë se njëri prej prioriteteve strategjike të vendit tonë është transformimi i sistemit tonë të edukimit. Qytetarët presin nga lidershipi i tyre politik që të ndjek interesat e komunitetit në tërësi, jo vetëm atë të grupeve të interesit të tyre personal. Ata duhet të tregojnë qartazi dëshirën dhe përkushtimin e tyre për tu angazhuar në zbatimin e planit strartegjik për transformimin e edukimit, pa retorika dhe ideologjizime.
Fatkeqësisht, nuk është e mjaftueshme vetëm të shpresosh për një ekonomi më të mirë dhe një vend më të mirë për të jetuar. Ne, qytetarët, duhet të bëjmë diçka lidhur me këtë, ne duhet të angazhohemi, nëse me të vërtetë e duam që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, të arrijnë të edukohen mirë dhe të jetojnë në një mjedis të shëndoshë dhe prosperues.
Tash, pasi rezultatet e testit PISA i rihapën diskutimet për edukimin në Kosovë, besojmë se është koha e duhur për debat më të gjerë publik rreth transformimit të sistemit të edukimit, që do të ishte shumë i dobishëm për politikëbërësit në procesin e vendimmarrjes. I inkurajojmë të gjithë intelektualët – koshiencën e shoqërisë sonë – të ngritin zërin e tyre dhe të bëhen pjesë e debatit publik. Individët kompetentë, artistët, shkencëtarët, politikanët, edukatorët, prindërit dhe studentët, duhet të ngritin zërin e tyre dhe të mbështesin reformat e sistemit tonë të edukimit, për ti ju përgjigjur sfidave të shekullit XXI.
Ne, qytetarët e Kosovës, duhet të fillojmë të ngritim zërin, duhet të bëjmë që ky zë të dëgjohet, duhet të marrim pjesë në debate me kontribute konstruktive dhe duhet të jemi vendosmërisht kritikë ndaj anomalive politike, shoqërore dhe ekonomike.
Ashtu si ka thënë Pasi Sahlberg: “Për të krijuar një sistem shembullor të edukimit, është e nevojshme që e tërë shoqëria të veprojë në mënyrë harmonike.”
Qeveria e Kosovës ka aprovuar rishtas Planin strategjik për edukimin në Kosovë 2017-2021, që u punua nga MASHT-i (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë). Plani do të botohet së shpejti. Tri shtyllat e Planit strategjik janë: cilësia, përfshirja dhe llogaridhënia.
Shpresojmë se ky plan do të ketë qasje holistike, që do të na ndihmojë që ta transformojmë sistemin tonë të vjetruar të edukimit në një sistem bashkëkohës. Sot është shumë më e lehtë të transformosh sistemin kombëtar të edukimit se sa që ishte në të kaluarën. Nga njëra anë, zhvillimet rapide të teknologjisë digjitale ofrojnë mjete të fuqishme për mësim dhe trajnim efikas dhe efektiv. Nga ana tjetër, ne i kemi përpara shembujt e shkëlqyeshëm të shteteve që tashmë kanë kaluar nëpër proceset e gjata dhe sfiduese të transformimit të edukimit.
Që nga fillimet e rangimeve të PISA-s, Finlanda gjithmonë është paraqitur në majë të tyre. Për shkak se sistemi i edukimit finlandez ka një qasje holistike, të gjitha shkollat është dashur të zbatojnë kurrikulat e gjera dhe të baraspeshuara që përfshijnë artet, shkencat, matematikën, gjuhët, edukimin njerëzor dhe fizik, por shkollat gjithnjë kanë një liri të konsiderueshme për të zgjedhur se si do të zbatojnë këtë në praktikë. Ata i japin prioritet të lartë programeve praktike dhe vokacionale si dhe zhvillimit të kreativitetit. Finlanda ka investuar shumë në trajnimin dhe ngritjen e aftësive të mësuesve dhe si rezultat i kësaj, profesioni i mësuesit ka një status të lartë shoqëror dhe është profesion i sigurtë. Shkollat inkurajohen të bashkëpunojnë në vend se të bëjnë gara, duke i këmbyer burimet, idetë dhe dijeninë në mes njëra tjetrës. Raportet në mes të mësuesve dhe nxënësve lulëzojnë. Sistemi i edukimit finlandez është organik dhe zhvillohet në mënyrë të pandalshme.
Shembulli finlandez tregon se duke e transformuar sistemin e edukimit, politikëbërësit finlandezë kanë shkuar përtej standardeve të PISA-s. Ata e avokojnë qasjen holistike me kurrikula të gjera dhe më të baraspeshuara, qasje të personalizuar përpara qasjes së standardizuar ndaj nxënësit, gjithnjë me fokus mbizotërues në inkurajimin e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve.
Edukatori i spikatur, oratori dhe autori Sir Ken Robinson e ka thënë këtë në mënyrë të mrekullueshme: “Imagjinata është burimi i të gjitha arritjeve njerëzore dhe kreativiteti është dhuntia më madhe e inteligjencës njerëzore.”
Ne jetojmë në një botë dinamike që po ndryshon më shpejtë se kurrë më parë. Ne po ballafaqohemi me sfida komplekse sikurse janë ngrohja globale dhe shpërthimi demografik. Shoqëria njerëzore nuk mund të bëhet e qëndrueshme as nuk mund t’i mbijetojë këto sfida thelbësore pa dijeni të duhura shkencore dhe veçanërisht pa kreativitet. Sa më komplekse bëhet kjo botë, aq më kreativ duhet të jemi ne. Çdo qenie njerëzore ka kapacitete të mëdha kreative. Sfida është që ato të zhvillohen. Duhet të ketë një kulturë të kreativitetit që do të përfshinte çdokënd.
Rreziku më i madh që do të na shfaqej është të ballafaqohemi me të ardhmen pa investuar në këto aftësi. Lidershipi ynë politik si dhe opozita, mund të mos jenë në dijeni për këto rreziqe dhe nëse kjo është e vërtetë, ata duhet të fillojnë të brengosen seriozisht lidhur me këtë. Përgjegjësia kryesore bie në shpatullat e tyre dhe ata nuk mund, thjeshtë, të mos e pranojnë atë, ta injorojnë, ose të japin premtime retorike të pa arritshme.
Është tepruar shumë dhe, më herët a më vonë, këto probleme do të rriten në atë masë sa që mund të bëhen të pazgjidhshme. I tërë mileu politik duhet të jetë koshient që kjo indiferencë, që ky interes vital kombëtar, të adresohet në mënyrë konstruktive, përndryshe do të ketë pasoja shumë të rënda. Sistemi ynë shoqëror po degradon, cilësia e edukimit dhe kujdesit shëndetësor janë në nivele dëshpërimisht të ulëta. Sektori privat, realisht, kurrë nuk mundi të mëkëmbet. Për këtë ekzistojnë dy shpjegime, personeli i pakualifikuar qeveritar, dhe mungesa e theksuar e dëshirës së institucioneve politike për të bërë shtysa vendimtare për përkrahje atraktive të investitorëve dhe për të inkurajuar ndërmarrësit e rij, për ta zhvilluar sektorin privat. Përveç kësaj, investitorët e huaj dhe diaspora jonë e pasur, vendosmërisht ngurrojnë për të investuar në Kosovë, dhe këtë ata e shprehin shumë qartë:
Nivelet e larta të korrupsionit, mungesa e sundimit të ligjit, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe infrastruktura e dobët, janë rreziqet kryesore që e bëjnë vendin tonë joatraktiv për investitorët e huaj.
Është përgjegjësi e lidershipit politik të Kosovës që të angazhojë të gjitha burimet intelektuale të Kosovës dhe të diasporës që kanë integritet dhe dëshirë të mbështesin transformimin e sistemit tonë shoqëror. Pas luftës së fundit, shumica e popullatës sonë ëndërronte një shtet të lirë me standard të ngritur shoqëror. Komuniteti ndërkombëtarë na ndihmoi që të bëhemi shtet i pavarur, por ata kanë filluar të humbasin interesin dhe durimin për të punuar me vendin tonë, për të njëjtat shkaqe që i bëjnë edhe investitorët e huaj që të ngurrojnë për të investuar në Kosovë.
Historia na provon shumë shembuj të shoqërive dhe qytetërimeve që kanë ardhur dhe janë shuar.
Nobelisti largpamës H.G. Wells, thotë: “Qytetërimi është një garë në mes të edukimit dhe katastrofës.”
Nëse ne dëshirojmë të mbajmë anën e edukimit, dhe jo atë të katastrofës, politikanët tanë duhet t’i rimendojnë politikat e tyre, dhe të rikthehen drejt prioriteteve që janë me interes më të gjerë publik. Paratë e taksapaguesve nuk guxojnë të abuzohen në mënyrë kaq brutale, ato duhet patjetër të ridrejtohen kah prioritetet e zhvillimit strategjik, si që janë edukimi, kujdesi shëndetësor dhe zhvillimi i sektorit privat, që do të kontribuonin në mirëqenien e shoqërisë sonë. Ne jemi duke hecur në majë të një shtegu të ngushtë dhe ju kemi ekspozuar rrezikshëm riskut.
BONEVET (Bëje vet) është themeluar para dy vitesh në Gjakovë. Është një vendpunishte plot gjallëri që rrezaton mbi tërë komunitetin duke ofruar burim të shpresës dhe energji kreative.
BONEVET është një mjedis ku të rinjtë inkurajohen që t’i zbulojnë aftësitë e tyre të kreativitetit dhe talentin, me ndihmën e mjeteve të avancuara teknologjike. Ky është një institucion edukativ joformal dhe joprofitabil, ku ne e kemi vendosur nxënësin në qendër të procesit mësimdhënës dhe trajnues.
Përveç arteve dhe shkathtësive teknike, fëmijët fitojnë shkathtësi mësimi, si kreativitetin dhe inovacionin, shkathtësi për zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik, të komunikimeve dhe bashkëpunimit. BONEVET është një mjedis ku inkurajohen vlerat kulturore. Fëmijët shprehen lirshëm dhe zëri i tyre dëgjohet, pa marrë parasysh moshën, gjininë apo ngjyrën e tyre. Ne e respektojmë njëri tjetrin, ne këmbejmë informacione dhe ne punojmë-bëjmë së bashku.
Ne e kemi për qëllim që të frymëzojmë-inspirojmë nxënësit që ata të zbulojnë se çka ju pëlqen atyre, dhe atë ta bëjnë me pasion, që të inkurajojmë nxënësit për të nxënë shkathtësi që ju mundëson atyre të kenë vetëbesim, që ti mundësojmë atyre që të bëhen kreativ duke eksperimentuar dhe kërkuar.
Ne e admirojmë misionin e Sir Ken Robinson: “Ta transformojmë kulturën e edukimit me konceptim më të pasur të kreativitetit dhe inteligjencës njerëzore.”
(Autori është kryetar i bordit të BONEVET dhe bashkëthemelues i fondacionit “Unë e du Kosovën”. (Përkthimin e analizës nga anglishtja e bëri Agron Dida)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet