Trofetë me Prishtinën – asistimet, golat dhe paraqitjet e Emin Baliqit

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Emin Baliqi, një ish-futbollist i njohur dhe tashmë trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Baliqi mes tjerash ka folur edhe për periudhën sa ishte futbollist i Prishtinës, atje ku u dallua për golat dhe asistimet e tij.
Ish-lojtari tregon se cila ishte ndeshja më e mirë e tij personalisht me fanellën bardhëekaltër.
“Nuk e di saktë, më duket se zyrtarisht i kam 99 ndeshje apo 100 diku rreth aty me Prishtinën. Ka shumë ndeshje interesante por është ndeshja me Kosovën e Prishtinës, më duket 4-0 fitojmë Superkupën, aty bëj gol dhe dhuroj dy apo tri asistime”.
“Po flas për këto të rëndësishmet. Njëjtë edhe në finale të Kupës asistoj me kokë për Mervan Hoxhën”.
“Ka shumë ndeshje, por këto janë të rëndësishmet domethënë janë fituar tituj. Kam fituar shumë tituj me Prishtinën, por kam mundur të fitojë edhe më shumë”, shprehet Baliqi.
Episodin e plotë me Emin Baliqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































