Tristan Thompson vazhdoi të kalonte një kohë të mirë në Mykonos të Greqisë të martën, teksa u pa në shoqërinë e dy femrave misterioze.

Ylli i NBA -së i cili aktualisht po pret ardhjen e fëmijës së tij të dytë me ish-të dashurën Khloe Kardashian me anë të një nëne surrogate, dukej se ishte në humor të mirë nën shoqërinë e dy femrave.


Dalja e drekës së pasdites vjen pasi atletja u pa dorë për dore me një brune mahnitëse të dielën (17 korrik) teksa shëtisnin rrugëve së bashku në orën 5 të mëngjesit, pasi po festonin në një klub nate.

60498131 11032709 image a 44 1658335946211

Ylli i basketbollit kishte veshur një set portokalli të ndezur për ditën, i përbërë nga pantallona të shkurtra dhe një bluzë, të cilat i ka shoqëruar me atlete dhe çorape të bardha.

Ai mbajti syze dielli të zeza dhe e shtoi pamjen e tij me vathë diamanti në veshë, si dhe një orë argjendi në kyçin e dorës.

60498133 0 image a 14 1658333458393

Atleti është parë duke drekuar i relaksuar me dy zonjat, së bashku me dy burra të tjerë që ishin ulur pranë tij, shkruan DailyMail.

Një nga shoqërueset e tij u pa e veshur një fustan të bardhë me thekë, ajo e aksesoi pamjen me një kapelë verore dhe vendosi një shportë të madhe prej kashte në supe.

60498129 11032709 image a 22 1658335445266

Ndërkohë, shoqja e saj kishte veshur një xhaketë të gjelbër të hapur të viteve '70, me një prerje përpara, duke treguar belin e saj të hollë.

Kujtojmë që përveç vajzës True, katër vjeç, me Khloe, ai gjithashtu ka djalin pesëvjeçar Prince me ish modelen Jordan Craig dhe djalin Theo Thompson, gjashtë muajsh, me modelen e fitnesit Maralee Nichols.

60498137 11032709 image a 20 1658335216834

Zëdhënësi i Khloe konfirmoi lajmin e foshnjës të mërkurën në një deklaratë, e cila zbuloi se foshnja ishte ngjizur në nëntor dhe do të lindte përmes një surrogate.

Nëna surrogate mbeti shtatzënë vetëm një muaj para se Khloe të zbulonte se Tristan po priste një djalë me një grua tjetër. /Telegrafi/

60498141 11032709 image a 45 1658336005070

60498149 11032709 image a 43 1658335619681