Mbrojtësi i djathtë i Lazios, Elseid Hysaj është kthyer edhe një herë si protagonist në këtë afat kalimtar.

Lojtari 27 vjeçar kaloi verën e kaluar te Lazio pas përvojës së tij te Napoli, duke u bashkuar me trajenin Maurizio Sarri që kishte punuar më parë me të.


Sipas TuttoMercatoWeb.com, shqiptari ka pasur kontakte me klubin e Atletico Madridit së fundmi.

hysaj immobile

Atletico Madrid ka shitur Kieran Trippier te Newcastle, ku sot është bërë zyrtarizimi.

Shqiptari shihet si një zëvendësues ideal për Trippier, ndërsa përparësi e Hysajt është që mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.

612a7b315a3e1.image

Hysaj edhe më parë ka qenë i lidhur me skuadrën e Diego Simeones./Telegrafi/

telegrafi sport app