Këngëtari i Trim Jetullahu është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai është vazhdimisht aktiv me këngë të reja, gjersa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.


Së fundmi, Jetullahu ka qenë i ftuar në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit "Prive".

Ai tregoi se nuk është në lidhje dhe se pamja e jashtme i ka ndihmuar në karrierë.

I pyetur nëse ka kaluar natën me ndonjë vajzë që s'ia mban mend emrin, ai u përgjigj duke thënë "Po".

Ndërsa në pyetjen provokuese se a e ka refuzuar atë ndonjë femër e estradës, Trimi u përgjigj se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Dhe në pyetjen e fundit se nëse do kryente marrëdhënie seksuale për çështje interesi, këngëtari e mohoi kategorikisht këtë lajm. /Telegrafi/