Vetëm dy muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 3 vrasje në vend, duke përfshirë edhe rastin e djeshëm të 33 vjeçarit në Prishtinë.
Ekspertë të sigurisë thonë se kjo po ndodh edhe për shkak të dënimeve minimale që dorasit po marrin nga gjyqësia, ndërkaq nga psikologë thuhet se po ndikon edhe gjendja ekonomike në Kosovë.
Pa kaluar akoma 1 muaj, në Kosovë u shënua dy vrasje. Njëra në qendër të qytetit të Ferizajt, ndërsa e fundit në kryeqytet.
Sipas raportit policor për vrasjen e 33 vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari kryesor për këtë vrasje B.SH është vetë dorëzuar në stacionin policor. Ai raportohet të jetë vëllai i gruas së tij. Sipas policisë, i dyshuari ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole), e cila thuhet të jetë përdorur për vrasjen e 33 vjeçarit.
Këto vrasje thuhet se po vijnë si rezultat i dënimit të vogël që po jepet nga gjyqësia. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thekson se këtë sistem e ka kapluar nepotizmi.
“Përveç faktorit socio-ekonomik, drejtësisë i mbetet për të bërë shumë për shkak se jemi dëshmitarë të kohës për shkak se personat që kanë kryer vrasje qoftë me paramendim apo në afekt mbajnë një kohë të caktuar në burg e më pas lihen në liri”, tha për RTV Dukagjinin, Avni Islami.
Sa i përket gjakmarrjes, dukuri e cila dyshohet se shkaktoi vrasjen në Ferizaj, sistemi gjyqësor sipas Islamit, duhet të krijoj një strategji të veçantë për parandalimin e kësaj dukurie.
“Është një përgjegjësi që nuk do të duhej të merrej nga familja, por janë institucionet e shtetit që duhet të vihen në lëvizje dhe që në të ardhmen të shohin se ku ka ngecur procesi, ose ku është shkëputur hallka zinxhirore dhe pse nuk është vendosur drejtësia që ai që ka kryer veprën penale të merr dënimin e merituar”, deklaroi më tej Avni Islami.
Sipas psikologut, Arbër Zeka arsyet të cilat po i sjellin vrasjet në Kosovë është mllefi, mungesa e perspektivës dhe gjendja e vështirë ekonomike.
“Në këto raste nuk mund të përjashtohet edhe mllefi i madh që është në shoqërinë tonë. Nuk ka aktivitete të mjaftueshme me të cilat merren personat që kryejnë veprat. Nuk ka siguri në aspektin e jetës. Familja nuk i kupton për gjendjen që ata kanë. Kështu gjithçka varet edhe konfliktit që është zhvilluar prej atyre dy personave, për të gjykuar edhe faktorët tjerë pse ka ndodhur ky fenomen e vrasjes”, tha psikologu Arbër Zeka.
Vrasjet e fundit kanë ngritur nevojën që të kontrollohet edhe armëmbajtja pa leje e qytetarëve të Kosovës.
Deri më tash thuhet se janë rreth 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim”

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin