LAJMI I FUNDIT:

Tri vite oxhaqet pa filtra, Gjinekologjia e Çairit me sistem 50 vjeçar të ngrohjes (Video)

Tri vite oxhaqet pa filtra, Gjinekologjia e Çairit me sistem 50 vjeçar të ngrohjes (Video)

Ky është sistemi me të cilin ngrohet spitali gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Është i vjetër rreth gjysmë shekulli dhe ngrohë me mazut tregon Xhaferi, mjeshtri që e mirëmban. Vjetërsinë e sistemit e dëshmojnë edhe këto pllaka të ngjitura në kazanët e ngrohjes.

“Është sistem i vjetër i ngrohjes dhe nuk ka më pjesë rezervë. Tash po afrohet koha e dimrit dhe mendoj se do të kemi shumë probleme të mëdha, për shkak se i gjithë spitali ngrohet me këtë. Ne mundohemi tërë natën rrimë duke e kontrolluar, vetëm që të mos fiket sepse këtu ka fëmijë dhe ata duan ngrohje, është patjetër”, tha Xhafer Mustafa, Kaldajist.

Përveç se ngrohen ambientet e spitalit, përmes kësaj kaldaje gjinekologjia furnizohet edhe me ujë të ngrohtë. Prandaj edhe në mes të verës, oxhaqet nxjerrin tym të zi, gjë që ka nxitur banorët të reagojnë. Nga udhëheqësia e spitalit janë të vetëdijshëm për ndotjen që shkaktojnë, por nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse ju duhet uji i ngrohtë.


“Absolutisht nuk i plotëson standardet ekologjike, kjo ngrohtore është jashtë çdo standardi, më tepër se sa substandart, sidomos për këtë trend të nevojave ekologjike. Është në një rreth ku ka mbipopullim, do me thënë spitali nuk ndodhet jashtë qytetit por është në mes të popullatës ku rriten fëmijë, ku jetojnë njerëz të sëmurë, ku jetojnë njerëz që mos tjetër të paktën kanë nevojë për ambient të pastër, por besoni që në si spital kohëve të fundit, siç thonë, jemi ngjitur për muri dhe zgjidhje tjetër nuk kemi”, u shpreh Ilir Shurdhani, Mjek, Zëdhënës i Spitalit.

Doktor Shurdhani, që njëkohësisht është edhe zëdhënës i spitalit, na tregoi se oxhaqet kanë tre vite që funksionojnë pa filtra. Ndonëse është shpallur tender, asnjë kompani nuk ka marrë përsipër të garantojë që filtrat që do t’i vendosin, do të mirëfunksionojnë në sistemin e vjetër të ngrohjes. Shurdhani gjithashtu na tregoi se tashmë është bërë projekt të ngrohjes me gaz, që kushton rreth 200 mijë euro, por deri më tani askush nuk i ka mbështetur. Kërkesat dhe ankesat drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, dhe institucioneve të tjera, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Pyetja: A ka shpresa që më në fund ministria e shëndetësisë të ndërmarr diçka?

Të them të drejtën, diçka prej asaj që kemi kërkuar, ndonjë informatë kthyese, momentalisht për konkretizim të situatës nuk kemi, por shpresojmë që duhet të dalë ndonjë zgjidhje, se kur, nuk varet prej nesh”, tha Ilir Shurdhani, Mjek, Zëdhënës i Spitalit.

Kontaktuam Ministrinë e Shëndetësisë, por nga atje na thanë se do të na përgjigjen nesër. Gjithashtu sot spitali është inspektuar edhe nga inspektorati mjedisor i qytetit të Shkupit. Në këtë maternitet në vit lindin rreth 4 fëmijë, ndërsa bëhen rreth 2 mijë ndërhyrje kirurgjike./Tv-21/

https://www.youtube.com/watch?v=4r2SEQyrX-E

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori