LAJMI I FUNDIT:

Tri vite burgim dhe 1300 euro gjobë, për grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Tri vite burgim dhe 1300 euro gjobë, për grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Q.

“I pandehuri B.Q më datë 30.11.2015, rreth orës 23:45, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të luajtshme nga personi tjetër, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin A.Q dhe pas lajmërimit nga ky i fundit se po nisen së bashku me të dëmtuarin B.J për në drejtim të fshatit, i pandehuri B fillimisht në rrugë vendos pengesa me gurë dhe pasi vëren automjetin e të dëmtuarit, shtien me armë në drejtim të tij, me qëllim që ta frikësoj të dëmtuarin dhe nga i njëjti t’i merr të hollat e pazarit në shumë prej mbi 5.000 euro mirëpo, i dëmtuari arrin t’i kaloj pengesat dhe të lartohet nga vendi i ngjarjes. Të njëjtit pas arrestimit i gjejnë dhe i konfiskojnë armën e zjarrit – një pisoletë, një karikator të zbrazët dhe dy fishekë”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri B.Q ka kryer vepër penale grabitje në tentativë nga neni 329 par.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe vepër penale mbajtja në posedim, kontroll ose pronësi të paautorizuar të armës nga neni 374 par.1 të KPRK-së


“Të pandehurit B.Q gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej tri (3) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijetreqind (1.300) euro, të cilin dënim obligohet ta paguaj në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet më tej në njoftim.

Nëse dënimin me gjobë nuk e paguan brenda afatit të caktuar atëherë, të njëjtit dënimi me gjobë do t’i shndërrohet në dënim me burg duke ju llogaritur një (1) ditë burgu për çdo njëzet (20) euro të gjobës.

I pandehuri u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, shumën prej njëqind (100) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Më tej në njoftim theksohet se të pandehurit i është konfiskuar arma, karikatori dhe fishekët dhe të njëjtat është urdhëruar që të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të pandehurit B.Q, pas shpalljes së aktgjykimit iu vazhdua masa e paraburgimit, e cila masë do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori