LAJMI I FUNDIT:

Tri risitë nga ligji i ri për TVSH-në

Tri risitë nga ligji i ri për TVSH-në

Me ligjin e ri për TVSH-në, që pritet të hyjë në fuqi me 1 janar 2019, bizneset në Kosovë pritet të përfitojnë së paku në tri raste.

Furnizimi i mallrave të prodhuara në Kosovë që shfrytëzohen si lëndë e parë për procesin e prodhimit do të trajtohen si shitje me të drejtë kreditimi të trajtuara si eksporte, transmeton KP.

Shërbimi i bluarjes tek mullisët do të trajtohet me norme te sheshtë 8% nga 18% sa është aktualisht. Dhe më e rëndësishmja: Pagesa e TVSH-së në brendi të vendit për importe (Pra bizneset do të kenë dy mundësi ta paguajnë TVSH-në menjëherë gjatë importimit ose në një afat kohor që pritet të caktohet me akt nënligjor).