LAJMI I FUNDIT:

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bayern Munich ka kaluar një muaj shumë të pazakontë, pasi brenda pak kohësh ka marrë tre refuzime radhazi për të drejtuar skuadrën bavareze nga vera, kur të largohet Thomas Tuchel.

Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, i kanë thënë “jo” ofertës së klubit të njohur gjerman dhe tashmë këtyre të fundit u duhet me çdo kusht një emër bindës për tifozët.

Sipas mediave italiane, emri që tashmë është në majën e listës, është ai i Roberto De Zerbit.


Trajneri italian ka bërë mirë në sezonet e fundit nën drejtimin e Brighton në Angli, duke arritur edhe ta kualifikonte në Evropë për herë të parë në histori.

Trajneri ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen dhe sipas TMW, kanë nisur kontaktet e tij me klubin baverez, për të shqyrtuar mundësinë e kalimit të tij në Bundesligë.

Rangnick refuzon zyrtarisht Bayern Munichun, zbulon edhe arsyen
Lexo po ashtu Rangnick refuzon zyrtarisht Bayern Munichun, zbulon edhe arsyen

De Zerbi ndiqet edhe prej Milanit, ndaj Bayern Munich e ka me ngut të mësojë nëse ai është i interesuar apo jo, pasi kërkon që të gjejë sa më parë trajnerin e ri, në mënyrë që të qetësojë tifozët të cilët janë të pakënaqur me situatën e krijuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori