LAJMI I FUNDIT:

Tri modele flokësh që vërshuan rrjetet sociale: Të frymëzuara nga vitet shtatëdhjetë, i shkojnë çdo femre

Tri modele flokësh që vërshuan rrjetet sociale: Të frymëzuara nga vitet shtatëdhjetë, i shkojnë çdo femre

Gjeneratat e reja ringjallin të gjithë trendët më të mirë, andaj kjo na pëlqen shumë

Më poshtë po ju paraqesim tri modele flokësh që ishin një hit absolut i asaj dekade dhe jemi të sigurt që kur t’i shihni se si duken mezi do të prisni t’i provoni vetë.


Gjëja më e mirë është se ato janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe stilizuar.

Frymëzuar nga modeli i flokëve të Farrah Fawcett

Ky model flokësh është i përsosur nëse keni një prerje flokësh të shkallëzuar dhe sa më të çrregullt dhe voluminoz të jenë, aq më mirë.

Lajini majat e flokëve nga jashtë me një furçë të madhe dhe më pas shprishni mirë të gjitha. Shumë e thjeshtë, por shumë efektive. Versioni modern në fakt u popullarizua nga influencuesja skandinave Matilda Djerf, transmeton Telegrafi.

Gërshetat e vogla

Në vend që të lirojnë balluket, ato i gërshetojnë dy xhufkat pranë fytyrës në gërsheta të vogla. Kjo duket shumë e lezetshme dhe është e përkryer për stinën e verës.

Bisht i lartë

Në vitet shtatëdhjetë, vëllimi ishte në qendër të vëmendjes, kështu që edhe bishtat nuk ishin të sheshtë dhe të hollë.

Dhe ndërkohë që për një kohë u fokusuam te frizurat me lyerje të rrëshqitshme dhe bisht e topuz të ulët, këtë sezon po i drejtohemi volumit. Bishtat e lartë janë të stilizuar, dhe skajet janë të fryra nga jashtë. Modeli i flokëve perfekt për një takim, apo jo?

Cilën nga këto modele flokësh do të zgjidhnit më mirë? /Telegrafi/