Tri mënyra natyrale për t’i rregulluar thonjtë e dobët dhe të thyer

Pavarësisht se a ju pëlqen lyerja e thonjve apo jo, nëse ju pëlqejnë të gjatë apo të shkurtë, thonjtë e ndritshëm dhe të fortë gjithmonë duken mirë dhe janë indikator i një shëndeti të mirë
Disa prej nesh jemi më me fat sesa tjerat, por, të flasim sinqerisht, ju vazhdimisht mund ta përmirësoni shëndetin e thonjve.
Gjithmonë ka pak hapësirë që t’i forconi më shumë dhe t’i bëni të duken më të mirë – e natyra mund t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim!
Më poshtë ju sjellim disa këshilla natyrale se si mund t’i bëni thonjtë më të shëndetshëm dhe më të fortë, transmeton Telegrafi.

Si ta përdorni: Vetëm aplikojeni vajin e vitaminës E direkt në thonj.
Vaji i kokositSi funksionon: Vaji i kokosit është antioksidues i mirë, andaj edhe i mbron thonjtë nga efektet negative të rrezatimeve të lira. Vaji i kokosit ka edhe karakteristika shumë të mira antibakteriale dhe antikërpudhore.
Si ta përdorni: Aplikoni vaj të nxehtë të kokosit në thonj dhe në lëkurë përreth.
Uthulla e mollësSi funksionon: Uthulla e mollës është shumë e mirë për drejtimin e thonjve, zbutjen e tyre dhe ndihmon në rritjen e tyre.
Si ta përdorni: Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe zhytni duart aty për pak minuta. /Telegrafi/

















































