Tri maska të thjeshta dhe pa kimikate që përgatiten në shtëpi për depilimin e qimeve në fytyrë
Qimet në fytyrë janë një problem që e kanë një pjesë e mirë e femrave. Shkaqet janë të ndryshme, si p.sh çrregullimet hormonale
Shpesh herë depilimet shkaktojnë irritime, puçrra me infeksion dhe skuqje të lëkurës.
Për të shmangur të gjitha këto ka disa mënyra me anë të maskave. Këto lloj maskash mund t’i bëni në shtëpinë tuaj pa shumë produkte.
Do t’ju duhet 1 e bardhë veze. Në një pjatë ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Me anë të një furçe e shpërndajmë të bardhën e vezës në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, vendosim mbi të bardhën e vezës në fytyrë një pecetë të hollë. Mund ta vendosni në të gjithë fytyrën ose në pjesët ku keni qime te padëshiruara.
E lyejmë pecetën sërish me të bardhën e vezës, dukë përdorur një furçë ose gishtat tuaj. Sipër shtresës së dytë të bardhës të vezës vendosim sërish një pecetë tjetër të hollë. E lëmë të bardhën e vezës të ftohet. Më pas fillojmë të heqim ngadalë pecetat e thara. Bashkë me to do të ikin dhe qimet.
Maska me sheqer dhe mjaltë: 1 lugë gjelle sheqer kaf ose të bardhë. 1 lugë gjelle mjaltë. 1 lugë gjelle ujë, 1 tas që duron nxehtësinë e mikrovalës, 1 spatul (ose shkop akulloreje), disa copa në formë shiritash.
Vendosini të gjithë përbërësit në një enë që duron nxehtësinë. Vendosini enën në mikrovalë ose në një ngrohëse të çfarëdoshme. Përzini përbërësit për rreth 30-35 sekonda, deri sa përzierja të fillojë të flluskojë dhe të kthehet në ngjyrë kafe. Largojeni enën nga nxehtësia dhe lëreni përzierjen të ftohet pak, sa mos ju djegë lëkurën. Pra të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë
Merrni pak nga dylli i ngrohtë me anë të një spatula dhe vendoseni atë në zonën ku keni qimet e padëshiruara. Merrni një copë në formë shiriti dhe vendoseni mbi zonën e lyer me dyllë. Me anë të gishtave ushtroni pak presion mbi copën, duke e sheshuar atë me lëvizje sipas drejtimit të rritjes së qimeve. Më pas tërhiqeni copën me ngadalë në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve. Përsëriteni të njëjtin proces deri sa qimet e padëshiruara të jenë larguar nga fytyra juaj.
Maska me shafran Indie: Shafrani i Indisë mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me përbërës të tjerë për heqjen e qimeve të fytyrës, këshillon Living. Ai ka veti antibakteriale dhe parandalon infeksionet e lëkurës.
Merrni 2 lugë çaji shafran Indie dhe përziejeni atë me ujë për të bërë një pastë të hollë. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10-15 minuta. Pasi maska të jetë tharë, fshijeni atë me një copë pak të lagur duke e lëvizur copën në drejtimin e rritjes së qimeve.
Përdoreni këtë maskë rregullisht për disa javë deri sa qimet e fytyrës tuaj të jenë larguar plotësisht, njëherë e përgjithmonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë