LAJMI I FUNDIT:

Tri lagje mbesin pa ujë të pijshëm, KRU ‘Prishtina’ në kërkim të shkaktarit

Tri lagje mbesin pa ujë të pijshëm, KRU ‘Prishtina’ në kërkim të shkaktarit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes Tophane, Mati 1 dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në kryeqytet, se për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen Tophane, sot nuk keni ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të i’u rikthehet furnizimi me ujë.

“Derisa, në lagjen “Mati 1 dhe Muhaxhirët, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat, për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit. Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet”, thuhet në njoftimin për media.


Në fund, KRU ‘Prishtina’ kërkon mirëkuptim nga qytetarët. /Telegrafi/