Nuk është me rëndësi vetëm se si të rrjedh akti seksual, por edhe ajo që pason pas tij
Ekzistojnë shumë tregime për të cilat mendoni që janë plotësisht të vërteta, mirëpo megjithatë ekspertët nuk thonë ashtu dhe atyre duhet t’u besohet…
E dini çfarë duhet të bëni para dhe pas seksit, e pra kështu do të duhej të bënit, transmeton Telegrafi.
Shkoni në tualet
Me siguri keni dëgjuar që shkuarja në tualet, përkatësisht urinimi menjëherë pas seksit ul rrezikun nga infeksionet, sepse në atë mënyrë “shpëlahet” esheria koli, bakter i cili gjatë seksit mund të arrijë deri në kanalet e urinës. Mirëpo, nuk duhet assesi ta detyroni veten që urinoni shpejt – më mirë është pas marrëdhënies, thotë gjinekologu dr. Lauren Steiner.
Pra, prisni deri në momentin kur ju paraqitet nevoja të urinoni – nuk ka rëndësi a ju ndodh kjo 20 minuta apo një orë pas seksit, në këtë mënyrë nuk do të shtoni rrezikun nga infeksionet, këshillon dr. Steiner.
Në kokë “analizojeni” marrëdhënien
Pas seksit, mendoni për atë që pikërisht ka ndodhur, në kokë “analizojeni” tërë marrëdhënien. Nëse seksi ka qenë i mirë, mendoni për atë se çfarë ka qenë posaçërisht mirë, pastaj thoni partnerit tuaj në cilat prekje, poza më së shumti jeni kënaqur, derisa çdo gjë e keni akoma “të freskët”.
“Atëherë është më mirë që të bisedoni për atë, sepse më vonë mbase do të bëhet e pakëndshme”, thotë prof. dr. Kristen Carpenter. Po qe se nuk ka qenë seksi më i mirë që e keni bërë në jetë, më së miri është që ajo që nuk ju ka pëlqyer t’ia thoni partnerit, mirëpo jo menjëherë pas seksit.
Kini parasysh situatat e pakëndshme.
Dhembja gjatë seksit dhe pas tij
Tek femrat, simptomat e dispareunisë përfshijnë dhimbjen në vaginë gjatë aktivitetit seksual, në hyrje të vaginës ose më në thellësi të saj. Disa përjetojnë vaginismus, kontraktimin e muskujve vaginalë gjatë penetrimit. Gratë me vaginismus kanë dhimbje jo vetëm gjatë seksit, por edhe gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.
Edhe pse dispaerunia shpesh shkaktohet nga gjendje lehtësisht të trajtueshme, ndonjëherë mund të jetë simptomë e një problemi më serioz.
Nëse përjetoni përkeqësim të dhimbjes gjatë ose pas aktit seksual, gjakderdhje ose sekrecione duhet të drejtoheni menjëherë tek një mjek i specializuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë