“Tri ditë para dreqit kam lindur unë, jam strateg", Labi planifikon për të trazuar shtëpinë

Labi dhe Benita kanë zhvilluar një bisedë strategjike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku kanë diskutuar mënyra për të trazuar dinamikat mes banorëve.
Gjatë bisedës, Labi i sugjeroi Benitës që të afrohej më shumë me Kushtrimin, duke besuar se kjo lëvizje do ta nxirrte Sasën nga ekuilibri.
Sipas Labit, një afrimitet i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt te Sasa, për të cilin ai u shpreh se nuk mendon se do të qëndrojë gjatë në lojë.

Teksa fliste për planet e tij, Labi nuk i kurseu as vetëlavdërimet, duke u shprehur me humor dhe vetëbesim: “Tri ditë para dreqit kam lindur unë”.
Ai vijoi duke theksuar se e sheh veten si strateg të fortë të lojës dhe se hapi i parë, sipas tij, duhet të nisë nga kuzhina.
“E fillojmë me kuzhinën. Ne kërkojmë bukë, ata nuk dinë ta bëjnë”, tha Labi, duke lënë të kuptohet se synon të krijojë tension edhe përmes situatave të përditshme.
Biseda u komentua si një tjetër dëshmi e lojës strategjike që po zhvillohet brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse planet e Labit dhe Benitës do të kenë efektin e parashikuar. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




























































