LAJMI I FUNDIT:

Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video)

Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video)

Në finalen e madhe të “Big Brother 9” do të shkojnë tri çiftet më të votuara, më të forta dhe ata që ditën të ishin realë apo lojtarë të mirë, e që janë Danieli me Fotininë, Olsi me Fiorentinën dhe Lupçja me Katerinën.

Në gjysmëfinale, publiku votoi për të nxjerrë nga shtëpia Ambrën. Ajo, së bashku me Elsamedin, e thanë publikisht që çifti mes tyre ishte i projektuar vetëm për sfidën e “Big Brother”.

“E them këtu përpara publikut dhe përpara të gjithëve. Elsamedi ma ka ofruar këtë gjë dhe unë e kam pranuar”, tha Ambra.


Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën
Lexo po ashtu Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën

“Kemi qenë të dy me idenë se do të hynim në shtëpinë e Big Brother si çift, do të bëjmë lojën që do të bëjmë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë”, tha Elsamedi.

Ndërsa Ambra e realizoi dëshirën e saj për një të ardhme të pavarur në Tiranë, për të cilën “Big Brother” i çeli rrugën drejt karrierës së modelingut.

Eliminimi i dyfishtë përfshiu edhe çiftin mes Musës dhe Donës.

“Publiku ka vendosur se çifti që nuk do të shkojë në finale është Musa dhe Dona”, deklaroi Arbana gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ‘reality shout’.

Ata janë çifti që e thanë me siguri, se e ndiejnë veten të dashuruar edhe jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

“Edhe pse dolëm sonte, për ne është superfitore”, tha Dona.

Sa i përket arsyes se përse publiku nxori pikërisht ata, Musa tha se “aty brenda fiton kush bën më shumë lojë”.

“Besoj se ne nuk kemi luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Olsi ka pasur një javë ditëlindjeje, por gjatë kësaj jave ai e nxori në pah anën e tij më njerëzore dhe familjare, nga vizita e të atit dhe nipit të vogël në shtëpi.

Gjatë kësaj jave të fundit, tri çiftet do të jenë me buxhet 50 për qind. Tri finalistët kanë edhe pak kohë për t’i treguar publikut se kush vlen të fitojë 10 milionë lekë. Votimi është i hapur, edhe një javë na ndan nga çmimi i madh. /TopChannel/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori