Tri banane në ditë zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru
Nëse hani tri banane në ditë jeni më pak të rrezikuar nga sulmet në tru dhe zemër, thonë shkencëtarët.
Një banane për mëngjes, një për drekë dhe një në mbrëmje mund t’ju japin kalium të mjaftueshëm për të zvogëluar gjasat e vuajtjes nga mbledhja e gjakut në tru për 21 për qind.
Gjetjet e hulumtuesve britanikë dhe italianë sugjerojnë se mijëra sulme do të mund të parandaloheshin nga konsumimi i ushqimeve tjera të pasura me kalium siç janë spinaqi, arrat, qumështi, peshku.
Në hulumtimin e fundit të publikuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna nga njëmbëdhjetë studime të ndryshme – të dhëna që nga mesi i viteve 60 dhe kanë grumbulluar rezultatet për të arritur te një konkludim i përgjithshëm.
Ata kanë zbuluar se konsumi ditor i kaliumit prej 1.600 miligramësh, më pak sesa gjysma e sasisë ditore e rekomanduar në Britaninë e Madhe për të rritur (3.500 miligramë) ishte e mjaftueshme që të ulen rreziqet për sulm për më shumë se një të pestën.
Mesatarisht një banane përmban rreth 500 miligramë kalium, i cili ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe kontrollon balancës së lëngjeve trupore. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, nervozizëm dhe diarre.
Hulumtuesit nga Universiteti i Warwick dhe Universiteti i Napolit kanë thënë se konsumimi i kaliumit në shumicën e vendeve është më i ulët sesa rekomandimi ditor, transmeton Koha.net. Por nëse konsumuesit kanë ngrënë ushqime të tjera të pasura me kalium dhe po ashtu kanë reduktuar përdorimin e kripës, numri vjetor i vdekjeve nga sulmet mund të eliminohet për një milion në vit.
Hulumtuesit më raportin e tyre kanë thënë: “Do të manifestohet në reduktim të më shumë se 1.155.000 vdekjeve vjetore nga sulmet në nivel botëror”.
Shumë persona kanë mbetur me aftësi të kufizuara dhe me rrezikun e sulmit të dytë ose të tretë që mund t’u shkaktojë vdekjen. Shtypja e lartë e gjakut është rreziku i vetëm më i madh që shkakton sulmin dhe hulumtimet e realizuara më herët kanë treguar se kaliumi mund të ndikojë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij