LAJMI I FUNDIT:

Tri arsye se përse motra e madhe është personi më i mirë në jetën tuaj

Tri arsye se përse motra e madhe është personi më i mirë në jetën tuaj

Sado shumë që mund ta urreni këtë fakt, motrat e mëdha gjithmonë janë më “cool”

Ajo janë personi që e thërret kur nuk mund ta thërrisni nënën, dhe janë shoqe të caktuara nga Zoti, e jo nga vetvetja, transmeton Telegrafi.


Është shoqja e parë dhe më e vërteta

Motrat e mëdha janë me ty qysh nga dita e parë e jetës tuaj. Ato e shohin çdo pelenë tuajën të ndyrë, çdo stil të keq të flokëve dhe ndarjet tuaja më melodramatike. Motrat e mëdha janë gjithmonë për ju kur keni probleme dhe pavarësisht se çfarë ndodhë, ato ju duan pafund.

Dollapi i saj është edhe i juaji

Është interesante se si rrobat e motrës së madhe mund t’ju rrinë juve më mirë. Prandaj, dollapi i saj i rrobave bëhet edhe i juaji pikërisht për këtë arsye.

E dinë se çfarë do të thotë të ballafaqohesh me prindërit tuaj

Çfarëdo sfide që e jeni duke e kaluar, duhet ta keni parasysh që motra e madhe e ka kaluar e para. Prandaj, është e rëndësishme të keni një “manual me instruksione” apo një çelës për të ardhmen. Sidoqoftë, duhet ta keni parasysh se ajo i kupton problemet tuaja dhe krizën në të cilën po kaloni. /Telegrafi/