LAJMI I FUNDIT:

Trepça goditet nga pandemia, një ton zink nga 1,260 dollarë u shit me 360 dollarë

Trepça goditet nga pandemia, një ton zink nga 1,260 dollarë u shit me 360 dollarë

Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka paralajmëruar greva e protesta, në rast se do të ketë vonesa në paga për punëtorët e kësaj ndërmarrje. Këto vonesa ka mundësi të ndodhin si shkak i bllokimit të xhirollogarive të ndërmarrjes. Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit, Hysen Vrajolli është optimist se shpejtë do të gjejnë zgjidhje.

Për rreth 7 mijë euro borxhe, ka rreth një javë që përmbaruesi ia ka bllokuar xhirollogaritë kombinatit Trepça.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes, Hysen Vrajolli tregon se shkak u bënë borxhet e grumbulluara ndaj furnizuesve, si dhe kërkesa e disa prej punëtorëve për të tërhequr pagat jubilare.


“Në Trepçë llogaria tashmë e kam kuptuar se është bllokuar vetëm për 800 euro që nuk i kemi pasur, edhe atë e kanë bllokuar punëtorë të cilët me paga jubilare i kanë tërhequr pagat jubilare dhe nuk ka pasur mjete të mjaftueshme dhe është bllokuar llogaria. Shpresojmë që sot e zhbllokojmë xhirollogarinë e Trepçës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hysen Vrajolli.

Kështu, Vrajolli thotë se nëse Qeveria nuk u ndihmon, atëherë rrezikohen edhe pagat e punëtorëve.

Habib Asllani, që ka 41 vjet që punon në këtë ndërmarrje thotë se kur po ndodhin gjëra të tilla, atij e kolegëve të tjerë po u humbet motivi për punë.

“Vjen radha në muajin e ardhshëm me e marrë rrogën, nuk e di unë sa punëtori është varë vetëm prej qesaj rroge, kanë kredi kanë të gjitha. E hup motivin edhe ska shpresë me punu, me gjithëse na të shkretit na kallaj në sipërfaqe që flasim, por duhet me u futë tek ata në minierë edhe me e pa në çfarë gjendje po gjinden”, deklaroi Habib Asllani.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve, Gani Osmani, thotë se për këtë çështje mund të ketë edhe protesta e greva, përcjell Telegrafi.

“Ne sot në mëngjes kemi pasur reagim edhe nga punëtorët prej minierës që na kanë telefonu dhe na kanë thanë që me jav tërhek vërejtjen edhe menaxhmentit edhe qeverisë që nëse nuk reagojnë ose nuk bëjnë zgjidhjen e problemit edhe nuk mund t’i marrim pagat prej 7 deri më 10, kanë me u hudhë në grevë, e ndoshta edhe në protestë”, deklaroi Gani Osmani.

Në Trepçë, situatën e rendoi edhe pandemia.

“Ne 100% të prodhimit e eksportojmë jashtë vendit. Koncentratet kanë rënë në mënyrë drastike. Një shembull ilustrues po e jap, përderisa një ton zink para pandemisë ka qenë 1,260 dollarë, ne e kemi shitë me 360 dollarë”, deklaroi më tej Hysen Vrajolli./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori