LAJMI I FUNDIT:

Trening shtëpiak i cili i kursen gjunjët, pa galiç dhe pa kërcime

Trening shtëpiak i cili i kursen gjunjët, pa galiç dhe pa kërcime

Pamela Reif është një yll fitnesi, instruktore dhe blogere me ndikim, e ndjekur nga tetë milion njerëz. Stërvitjet e saj pëlqehen sepse janë të thjeshta, ndonëse të vështira dhe sfiduese

Programi i thjeshtë i ushtrimeve në të cilin mundeni vetë të përcaktoni përsëritjet dhe kohëzgjatjen e qëndrueshmërisë sipas mundësive tuaja. Mirëpo, mos dorëzoni lehtë!


Programi i ushtrimeve për vithet prej 15 minutash është relativisht jokërkues, gjithnjë derisa nuk filloni të ushtroni, transmeton Telegrafi.

Në të nuk ka galiç të rëndë, nuk ka kërcime, do të thotë nuk ka lëvizje të cilat do t’i ngarkonin nyjat e gjunjëve apo nyjat e kërcimit. Mirëpo, mu për këtë muskujt e vitheve thjesht “digjen”.

Mos u brengosni nëse në fillim nuk mund t’i përballoni 15 minuta.

Në treningët e Pamelës dëgjohet qartë kronometri i cili shënon nga 30 sekonda për çdo qëndrim apo përsëritje pulsi të lëvizjeve.

Në fillim mbase do të mund të qëndroni nga 10 apo 20 sekonda.

Shikoni videon dhe kënaquni!

/Telegrafi/