Treni godet makinën, shoferi kalon pa lëndime në hekurudhën Koçani-Veles (Foto)

Vozitësi nga Kadrifakovo ka pasur mjaft fat, pasi i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm, kur treni goditi makinën e tij. Ai ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa pasi treni goditi në anën e kundërt të shoferit, ai kaloi pa lëndime serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6, në afërsi të Kadrifakovës në hekurudhën Veles-Koçani.
Për shkak të hetimeve në vendin e ngjarjes, komunikacioni hekurudhor në relacionin Shtip-Veles ka qenë në ndërprerje për dy orë.
Priten më shumë detaje nga ky aksident dhe të mësohen arsyet./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































