Trendët e frizurave për sezonin vjeshtë/dimër

Flokët anash
Tekstura dhe format janë të ndryshme, mirëpo parimi themelor i kësaj frizure është bërë me flokë anash, transmeton Telegrafi. Për këtë frizurë kanë vendosur Alexander Wang, Richard Chai, Zimmermann dhe Peter Som.
Gjithmonë gërsheta të përhershme
Mund të shihet edhe një kthim i madh në stilin retro dhe vintage. Variantet interesante, zbukurimet, gërshetat me shirita dhe shalle e të ngjashme...Gërshetat janë element kryesor i frizurave tek Marca Jacobsa, Marchese, Nanette Lepore, Yuna Yang.
Efekti i flokëve të njoma
Frizura e këtillë bën pjesë ndër ato më modernet, ndërkaq efekt të veçantë sjell efekti ultra novator i flokëve të njomura. Lanvin dhe Christopher Kane janë dakord me këtë , po ju?
Bishti, bishti i vogël
Formë klasike, opsion e elegancës së ulët, vija e ndarjes së flokëve anash. Të gjitha këto i shohin në revy modash tek Chanel, Valentino, Fendi, Herve Leger, Maison Martin Margiela, Byblos, etj.
Gërshetat nyjë klasike franceze
Ky është edhe një sinonim i përhershëm për glamur, i bërë me frizurë super të rregulluar edhe për mbrëmje solemne. Këtë model e zgjodhën Monique Lhuillier dhe Altuzarra, një kombinim i interpretimit klasik dhe modern.
Gërshetat nyjë
Ngjashëm me gërshetat lidhur nyjë në maje të kokës, ky trend është alternativë e frizurës së këndshme. E ndryshme, por sërish e njëtrajtshme. Kjo është pikërisht ajo që ju shihni tek modelet e Jenny Packman, Diane von Furstenberg, Carolina Herrera, Marissa Web, Rag& Bone, Altuzarra, Christian Siriano, Naeem Khan, Monique Lhuillier. Frizura balerinë bazën e ka nga Roberto Cavalli, Prada, Altuzarra, Jean Paul Gaultier, Marchese dhe të tjerët.
Flokët e rrafshëta
Koleksioni i Jill Stuartit sjell kombinimet e flokëve të rrafshëta me pamjen e parregullt, ndërsa opsionet super të rregulluar përfshijnë koleksionet e Carolline Herreres, Ohne Titel, Prabal Gurunga, Richard Chai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































