LAJMI I FUNDIT:

Trend i madh: Kthimi i ngjyrës në të cilën secila femër ndihet si mbretëreshë (Foto)

Trend i madh: Kthimi i ngjyrës në të cilën secila femër ndihet si mbretëreshë (Foto)

Ka përfunduar Java e Modës në Paris, në të cilën shtëpi të shumta të modës kanë prezantuar koleksionet e veta për sezonin pranverë/verë 2019

Ekspertët e modës menjëherë filluan analizimin e koleksioneve të prezantuara,nga të cilat me siguri do të lindin trendë të shumtë, mirëpo që në shikim të parë është e qartë që në mesin e tyre do të jetë një ngjyrë e veçantë, transmeton Telegrafi.


Fjala është për të kaltrën mbretërore, e njohur edhe si e kaltër kobalti.

Kjo nuancë e mrekullueshme, shprehëse dhe bindëse e ngjyrës së kaltër në gardërobën tuaj do të fusë frymë glamuri, andaj mos u befasoni aspak që pikërisht ajo është zgjedhje e shpeshtë e anëtareve të familjeve mbretërore për shkak të të cilave e ka marrë emrin.

Edhe pse për variantet ditore ngjyra mbretërore kombinohet me nuancat më neutrale siç janë e zeza dhe e bardha, shtëpitë e njohura të modës këtë herë i kanë bashkuar me ngjyrat njësoj mbresëlënëse.

Kështu Giorgio Armani ka prezantuar një sërë kreacionesh me ngjyrë të kaltër-të kuqe, ndërkaq Jan Pol Gotie i ka “bashkuar” me një sërë ngjyrash të tjera.

/Telegrafi/