Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, njoftoi se në Buxhetin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) për vitin 2023 janë projektuar 203 milionë euro për përkrahje të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, për pagesë me kohë të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale për qytetarët që janë në rrezik social.
Trençevska në programin e mëngjesit të MRT 1 ka rikujtuar dy pakot e masave kundër krizës, të krijuara nga Qeveria, me qëllim të përkrahjes së qytetarëve për t’u përballur më lehtë me pasojat nga kriza energjetike dhe ekonomike.
“Masat anti-krizë kanë përfshirë 600 mijë qytetarë me të ardhura të ulëta ose vulnerabilitet. Në mars të këtij viti kemi mbuluar të gjithë 330.000 pensionistë me mbështetje financiare prej 3.000 denarëve. Me 3000 denarë janë përfshirë gjithashtu edhe përfituesit e Ndihmës minimale të garantuar. Që nga 1 dhjetori kemi parashikuar masa shtesë që mbulojnë një numër më të madh të kategorive të cenueshme sociale. Këta janë përfituesit e të drejtës për sigurim social, personat me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, fëmijët me aftësi të kufizuara, prindërit e vetëm që marrin Ndihmë të garantuar minimale, punëtorët e falimentuar, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë”, theksoi Trençevska.
Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojnë të investojnë seriozisht në ndërtimin e kopshteve të reja dhe sigurimin e një mbulimi më të madh të fëmijëve në to.
“Në vitin 2022 kemi hapur 11 kopshte të reja, vitin e ardhshëm vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Nga viti 2017 e deri më sot kam hapur 74 objekte të reja”, theksoi Trençevska.
Ministrja Trençevska, siç tha, iu referua rritjes së pagës minimale nga viti 2017 e deri më sot, e kjo është pothuajse 100 për qind paga minimale më e lartë për punëtorët në shtet.
Ajo theksoi se sipas metodologjisë së re për rregullimin e pensioneve, pensionistët në shtator kanë marrë pensione më të larta për 6.8 për qind. Një barazim i tillë do të bëhet dy herë në vit në mars dhe shtator.
Ministrja Trençevska përmendi bashkëpunimin me komunat dhe njoftoi se MPPS investon në mbrojtjen e fëmijëve përmes projekteve për të cilat aplikojnë komunat, të cilat janë në përputhje me standardet e parapara për mbrojtjen e fëmijëve.
Trençevska foli edhe për vizitën e saj në Republikën e Kroacisë, ku u takua me ministrin e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësues të institucioneve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës