Barrierat e vazhdueshme të cilat u bëhet bizneseve nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, kanë bërë që shkëmbimet mes të dyja vendeve të mos jenë të kënaqshme. Kështu edhe vendosja e taksës për kalim në Rrugën e Kombit, ka bindur edhe më shumë se funksionimi i një tregu të përbashkët është gati i pamundur në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
Bizneset nga Kosova përveç se ngarkohen me taksa për kalim në Rrugën e Kombit prej 5 euro për makina e deri në mbi 22 euro për kamionë, ngarkohen edhe me pagesën e skanerit kur eksportojnë në Shqipëri në shumë për 22 euro.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendosja e taksës për kalim në Rrugën e Kombit është e lartë.
Sipas tij, taksat të tilla e bëjnë të parëndësishëm edhe unionin doganor Kosovë Shqipëri.
“Atëherë çka na duhet Unioni Doganor. Është shumë e pakuptueshme, nuk po kuptoj çka po ndodhë. Është një kalkulim shumë i çuditshëm”, tha kryeministri Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë për Telegrafin se Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mungesa të iniciativave për t’i konkretizuar marrëveshjet e nënshtruar në takimet ndërmjet dy qeverive.
Sipas tij, retorika që i ka karakterizuar këto takimet ka qenë në shpërputhje me zotimet për rritje të bashkëpunimit.
“Në shpërputhje më të madhe kanë qenë edhe barrierat e aplikuara kohë pas kohe, shumë më shpesh nga Shqipëria, karshi bizneseve nga Kosova. Taksa e rrugës natyrisht që është e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës dhe kjo nuk diskutohet, por ajo që duhet diskutuar është lartësia e saj, edhe aq më shumë injorimi total i institucioneve të Kosovës. Po, kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë, por është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që të dyja vendet po përpiqen të vendosin”, tha Zeka.
Mbledhjet e përbashkëta, sipas tij, nuk kanë kurrfarë kuptimi, nëse të dyja vendet zgjedhin të trajtojnë problemet pa konsultime.
“E në këtë aspekt, as lëvizja drejt krijimit të një tregu të përbashkët, duke se është larg të bërit realitet. Është paradoksale që zyrtarët e lartë të shtetit të Shqipërisë përkrahin dhe shtyjnë përpara idenë e tregut të përbashkët rajonal, por i kushtojnë fare pak rëndësi, ose aplikojnë veprime krejt të kundërta në idenë e krijimit të një tregu të përbashkët me Kosovën”, ka thënë Arian Zeka.
Edhe Berat Rukiqi këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se mënyra e vendosjes së taksës për kalim nëpër Rrugën e Kombit është bërë pa konsultime. Sipas tij, taksat nuk duhet të vendosen vetëm për penalizime.
“Taksa për Rrugën e Kombit është bërë pa konsultime paraprake, e po ashtu kjo taksë nuk e lehtëson tregun por ua vështirëson punën e bizneseve, sidomos e kompanive të cilat në baza ditore eksportojnë mallra nga Kosova për në Shqipëri”, tha Rukiqi.
Sipas tij, bizneset e Kosovës ngarkohen edhe me pagesën e skanerit e cila taksë bashkë me të rrugës ua shtrenjtojnë koston e transportit edhe më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3