LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Virxhinian Perëndimore

Tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Virxhinian Perëndimore

Një aeroplan i vogël u rrëzua të dielën në jug të Virxhinias Perëndimore, duke vrarë tre banorë të Virxhinias që ishin në bord, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.


Ndërkohë që trupat u gjetën brenda aeroplanit.

Policia e shtetit identifikoi viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Wesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/