LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur pas përplasjeve në një autostradë, gjatë motit të stuhishëm në Arkansas – disa u përfshin nga zjarri

Tre të vdekur pas përplasjeve në një autostradë, gjatë motit të stuhishëm në Arkansas – disa u përfshin nga zjarri

Tre persona gjetën vdekjen pasi të paktën një duzinë automjetesh u përplasën në pika të ndryshme përgjatë rrugës së ngarkuar ndërshtetërore gjatë stuhive në jugperëndim të Arkansas, tha policia e shtetit.

Përplasjet ndodhën të mërkurën pasdite në korsitë lindore të zonës ndërshtetërore pranë Friendship, Arkansas, rreth 50 milje (80 kilometra) në jugperëndim të Little Rock, tha Departamenti i Transportit në Arkansas, përcjell Telegrafi.

Përplasjet, të cilat filluan me një përplasje prej dy automjetesh që çuan në të paktën dy përplasje të tjera me reaksion zinxhir, ishin të lidhura me motin, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Arkansas, Bill Sadler për Arkansas Demokrat-Gazette.


Përplasjet mbyllën të gjitha korsitë e ndërshtetërore 30, e cila lidh Little Rock me Dallasin.

Një zjarr u raportua në një nga vendet e përplasjes, tha policia, dhe video nga vendi i ngjarjes tregonte shumë kamionë të mëdhenj duke u djegur.

Trafiku ishte aq i paralizuar sa punonjësit e shtetit shpërndanë ushqime dhe ujë për shoferët e bllokuar rreth orës 19:30 të mërkurën, sipas kohës lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori