Tre të mitur raportohen të zhdukur, dy në Vushtrri, një në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të mitur janë raportuar të zhdukur, dy prej tyre në Vushtrri, ndërsa rasti tjetër në Prizren.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rastet në Polici janë raportuar nga familjarët.
Lexoni të plotë raportin:
Person i zhdukur
Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
Fsh. Kollë, Vushtrri 05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren 21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

















































