Tre të arrestuar në Podujevë, goditën me traktor veturën e policisë ku u lënduan katër policë

Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, nën dyshimin për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur të dyshuarit, njëri duke drejtuar traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht dhe tjetri me automjet, dyshohet se kanë goditur automjetin zyrtar të policisë.
Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































