Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, nën dyshimin për përfshirje në një përleshje fizike ku janë sulmuar tre viktima meshkuj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:06 të mbrëmjes së së dielës.


Sipas raportit policor, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë zjarri, duke e drejtuar atë në drejtim të viktimave.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë trajtuar për lëndime trupore të lehta.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri të llojit pistoletë, së bashku me një karikator që përmbante katër fishekë, si dhe një leje për përdorim të armës në poligon.

Me vendim të prokurorit kompetent, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe procedurat ndaj tij do të vazhdojnë. /Telegrafi/