LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 3° partlycloudy_night

Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sulmi i qenit, reagon Policia

Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sulmi i qenit, reagon Policia
Foto: Arkiv (ilustrim)

Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga sulmi i qenit ka njoftuar Policia rajonale e Prizrenit. Sipas zyrtarëve policorë një nxënëse ka pësuar lëndime më serioze në kokë, derisa lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit. Rasti është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Zëdhënësi Vesel Gashi ka bërë të ditur se Policia në Suharekë të mërkurën rreth orës 09:50 ka pranuar informatën se ka ndodhur një sulm ndaj nxënësve nga një qen në objektin e kësaj shkolle.

“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë, ku pasi kanë arritur në shkollë kanë vërejtur një qen brenda shkollës, i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi për Telegrafin.


Sipas tij, Policia ka ndihmuar nxënësit të dërgohen në urgjencë për mjekim si dhe ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në lidhje me rastin në fjalë, duke njoftuar prokurorin kompetent, Hetimet Rajonale në Prizren, IPK-në si dhe është identifikuar pronari i qenit dhe është arrestuar.

“Tre nxënës kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit, me ç’rast një nxënëse ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Sipas tij hetimet rajonale bashkë me njësitë tjera janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Kalo në kategori