LAJMI I FUNDIT:

Tre milionë euro nga Kosova për shqiptarët e Luginës, falënderime por dhe kritika

Tre milionë euro nga Kosova për shqiptarët e Luginës, falënderime por dhe kritika

Viteve të fundit, rrallëherë deklaratat e kryetarit të Preshevës kanë qenë në vijë me politikat e Albin Kurtit.

Megjithatë, Shqipërim Arifi ka falënderuar kryeministrin Kurti në qeverisjen e të cilit, për vitin 2024 janë ndarë tre milionë euro për Luginën e Preshevës.

Por nga pesëmbëdhjetë rreshta të dedikuar Qeverisë së Kosovës, njëmbëdhjetë të tjerët Arifi i ka prapë kritika dhe akuza, madje edhe për korrupsion.


Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët, përfaqësim më i mirë
Lexo po ashtu Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët, përfaqësim më i mirë

Ai akuzon politikanët që përfaqësojnë Luginën për zhvatje të fondeve të vitit të kaluar.

“E falënderojmë kryeministrin e Kosovës për vendosjen e vijës buxhetore 3 milion € për Preshevën për vitet në vijim…Ndërkohë, ne ende presim që qeveria të dalë me një qëndrim në lidhje me 2 milion € e vitit të kaluar, të zhvatura nga doraputhësit e PVD-së, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi”, kishte shkruar Arifi.

Ragmi Mustafi, i cili përmendet në akuzat e kryetarit të Preshevës, kritikat i cilëson të pabaza dhe tendencioze.

Kurti: Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë një milion euro më shumë për shqiptarët e Luginës
Lexo po ashtu Kurti: Në buxhetin e vitit 2024 kemi paraparë një milion euro më shumë për shqiptarët e Luginës

“Kritika vazhdimisht do të ketë, por ato një pjesë e mirë e tyre ka qenë për të pamundësuar mundësinë e buxhetimit të ardhshëm, pra për të pamundësuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkujdesej për shqiptarët e atjeshëm”, ka deklaruar Mustafi.

Mustafi thotë se edhe këtë vit mbi 255 mijë euro nga ky buxhet do të shkojnë për sigurimin e librave shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori