Që nga inaugurimi i objektit të Pallatit të Drejtësisë, probleme të shumta ende po i përcjellin disa nga institucione e drejtësisë. Sidomos në tre muajt e fundit gjyqtarë e zyrtarët tjerë që punojnë në këto hapësira po rrezikohen nga përdorimi i ashensorëve për shkak të mos funksionimit si duhet të tyre.
Rasti i fundit ka ndodhur sot (e mërkurë) rreth orës 10:00, ku në Gjykatën Supreme në Prishtinë tre gjyqtarë dhe zyrtarë administrativ mbetën të bllokuar në ashensor për 40 minuta.
Si pasojë gjyqtarëve dhe zyrtarëve iu është dashur që të marrin edhe trajtim mjekësor.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi për KosovaPress thotë se shqetësimet me ashensor janë të përditshme për këta zyrtarë.
Rrustemi thotë sidomos në tre muajt e fundit janë shtuar tronditjet dhe lëvizjet e pakontrolluara të ashensorëve në Pallatin e Drejtësisë.
“Shqetësimet me lift dhe shqetësime shumë tjera në vazhdimësi i kemi në këtë pallat. Rasti më i fundit sot ka ndodhur rreth orës 10:00…. Shqetësimi jonë dhe i gjithë pallatit është në vazhdimësi sepse ne jemi në telashe me këta lifta qysh nga inaugurimi të këtij pallati… Non-stop kanë ndodhur dridhje, luhatje të lifateve dhe po them sinqerisht ne kemi pas çdo javë tronditje… Ne gjithmonë me frikë kemi hip në ta sepse non-stop ka pas dridhje dhe e kemi ndier vetën jo të sigurt”, theksoi ai.
Rrustemi tha se punonjësve në këto hapësira po iu rrezikohet jeta vazhdimisht nëse i përdorin ashensorët. Ai tha se ka kërkuar që të sanohen këto probleme.
“Unë si kryetar i sindikatës kam kërkuar edhe nga menaxhmenti edhe nga kryetarja e gjykatës që të sensibilizohet ky problem sepse ne jemi në rrezik me ata lifta. Ne frekuentojmë kështu gjithë ditën lifta se nuk kemi si ndryshe, madje edhe palët. Kemi shumë palë dhe ata lifta janë për faqen e zezë siç thotë populli… Në telashe jemi në vazhdimësi po them sinqerisht dhe si sindikatë kemi reaguar me kohë dhe si sindikatë pothuajse çdo muaj e ngrisim zërin për këto probleme”, thotë Rrustemi.
Krahas telasheve me ashensor, gjyqtarët dhe zyrtarët tjerë në Pallatin e Drejtësisë në këto ditë të ftohta dimri po kanë telashe edhe me mungesën e ngrohjes.
“Nuk është i vetmi problem kjo, problem kemi edhe me nxemjen, vërtet në këtë objekt nuk ka nxemje edhe pse vitin e kaluar është ndërhyrë pak, mirëpo me të vërtet është keq se nuk ka nxemje, nuk ka klimatizim të mirëfilltë dhe nëse duam ne për punën të përgjithshme të përditshme duhet të marrim nxemje nga shtëpitë tona sepse përndryshe duhet me punua vetëm me jakne se ndryshe nuk mundemi”, u shpreh kryesindikalisti, Rrustemi.
Për bllokimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve në ashensor që ndodhi sot kanë treguar edhe nga Gjykata Supreme.
Nga kjo gjykatë thonë se tash e një vit po punohet në kushte të pasigurta punë “si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.
Madje, thuhet se rasti i sotëm shton nevojën që kjo çështje të mos neglizhohet më tutje, por të trajtohet me seriozitet dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën dhe të krijojnë kushtet e punës duke siguruar se jeta e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës është e sigurt.
Për ndërtimin e Pallati të Drejtësisë u shpenzuan rreth 30 milionë euro , investim ky i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndër vite ky objekt ka pas telashe edhe me klimatizim në mungesë të dritare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit