Tre gjëra më të rëndësishme për Tetovën, përveç premtimeve politike (Foto)

Tetova është qyteti më i madh shqiptar në Maqedoni. Qendër historike dhe zhvillimore për shqiptarët e këtij shteti të vogël të Ballkanit. Për të udhëhequr Tetovën, janë duke garuar pesë kandidatë.
Në këtë artikull Telegrafi Maqedoni nuk do të fokusohet në premtimet e kandidatëve e as tek retorika politike. Ju numërojmë tre gjëra që janë më të rëndësishme se politika për banorët e këtij qyteti.
1. Qyteti i dy universiteteve
Do të ishte i varfër ky artikull nëse nuk do të kishim numëruar si të parin faktin se Tetova ka dy universitete. Një publik, Universiteti i Tetovës dhe një publiko privat Universiteti i Evropës Juglindore që ndryshe njihet si ”Shtuli”. Ky emërim vjen nga Max van der Stoel, ish ministër i Punëve të Jashtme në Holandë, dhe ideator i projektit të UEJL-së. Tetova ka mijëra studentë që qarkullojnë nëpër rrugët e këtij qyteti në periudhat shtator-qershor. Në muajt e verës, Tetova është e varfër, rrugëve shihen më pak studentë. Këtë zbrazëti e plotësojnë qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë, për një jetë më të mirë e që ndryshe njihen si ”kurbetçarët”. Fati i studentëve të qytetit me dy universitete është që të punojnë kafeneve apo të emigrojnë, për një të ardhme më të mirë. I pakët është numri i studentëve të diplomuar që fillojnë karrierë nëpër institucionet apo kompanitë private në Maqedoni.
2. Xhamia e Larme
Shenjë njohëse për qytetin e Tetovës. Objekt fetar që vizitohet edhe nga turistë që nuk i përkasin besimit islam. Objekt i shenjtë që tërheq qindra turistë në ditë për të vizituar dhe për të dëgjuar më shumë rreth historisë së pasur. Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë. Këta pashallarë të njohur që kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtuar dhe rindërtuar kalanë e qytetit dhe Arabati Baba teqen. Në turben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shadërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.
3. Kafenetë, rekreacioni i vetëm i qytetarëve
Nuk është shkruar si fakt për t’u krenuar por për të treguar realitetin e hidhur. Të rinjtë por edhe të gjithë qytetarët në përgjithësi nuk kanë vend adekuat për të kaluar kohën e lirë. Jo rastësisht, në rrugën ”Dervish Carra” në zemër të qytetit, në një rrugë prej 500 metrash ka dhjetëra objekte hotelierike, kryesisht kafe dhe hamburgeri. Ka një park në periferi të qytiteti dhe një objekt duke u ndërtuar ku planifikohet të ndërtohet biblioteka e qytetit me leximore, kinemaja dhe teatri. Ndërtimi i kësaj ndërtese ka kaluar tre cikle zgjedhore dhe vazhdimisht ka qenë premtim i partive politike. Me qindra kafene në një qytet të vogël, të japin idenë se të gjithë rrinë në kafene.
Përveç Tetovës, Telegrafi Maqedoni në vazhdimësi do të numëroj gjërat e rëndësishme për një komunë, në prag të etheve të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi