LAJMI I FUNDIT:

Trazirat e 18 viteve më parë ku vdiqën 20 persona në Kosovë, rrëfen babai që iu vra djali

Trazirat e 18 viteve më parë ku vdiqën 20 persona në Kosovë, rrëfen babai që iu vra djali

18 vite më parë në Mitrovicë u vranë 20 persona, pasi më herët tre fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumë të ndjekur nga serbët lokal.

Këto zhvillime të ndodhura në Mitrovicë u përhapën në gjithë Kosovën.


Tre fëmijët e moshës nga 9-13 vjeç u futen në lumin Ibër e më nuk dolën të gjallë.

“Katër fëmijët po luanin afër fshatit Çabër. Ata janë takuar aty me një person që mendohet se ai iu ka bërtitur dhe fëmijët janë frikësuar. Ndërkohë një grup i serbëve ua kanë vërsulur qentë dhe ata pasi kanë hyrë në lumë për të ikur nga qentë nuk kanë dalur më të gjallë. Lumi ka qenë jashtë mase i rritur dhe gjasat e vogle për të mbijetuar”, rrëfen për RTV Dukagjinin Zaim Deliu, që është babai i viktimës Egzon Deliu.

Për këtë rast në kohën e UNIMIK-ut ishte hartuar edhe një raport nga një prokurorë amerikan.

“Kanë vdekur tre fëmijë shqiptarë të cilët sipas raportit të prokurorit amerikan janë ndjekur nga serbët. Fëmijët duket se kanë qenë të ndjekur me qenë. Për fat të keq tre fëmijë nuk kanë mundur të mbijetojnë”, deklaroi avokati Tomë Gashi, përcjell Telegrafi.

Për këtë hetim drejtësia asnjëherë nuk e ka dhënë fjalën e fundit.

Ngjarja ishte përhapur me shpejtësi në qendër të Mitrovicës.

Halit Barani nga KMDLNj rrëfen se protesta që filloi si ngjarje paqësore përfundoi në ngjarje tragjike.

“Një shqiptar me emrin Abaz Meha ka dalë me flamur kombëtar deri te ura. Serbët që ishin matanë urës, ishin grumbulluar me shpejtësi”, tregon Barani.

Barani thotë se forcat paqeruajtëse ndërkombëtare nuk e kishin kryer punën si duhet në atë kohë.

Adem Mripa që jetonte në pjesën matanë urës së Ibrit, thotë se ishin ditë shumë të vështira për shqiptarët.

“Një orë gjumë në ditë nuk kam mundur ta bëjë. Kam qenë në gjendje gatishmërie. Serbët vazhdimisht vinin dhe hidhnin bomba në shtëpinë time”, rrëfen Mripa.

Dhuna shumë shpejt u përhapë në gjithë vendin.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, nga 20 viktimat e atyre trazirave 12 ishin shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori