Transplantimi i parë i kokës, që është planifikuar të bëhet në dhjetor të këtij viti, është shtyrë.
Deri më tani nuk ka ndonjë datë të saktë, por sipas të gjitha gjasave do të ndodh në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Vullnetari rus Valery Spiridonov, i cili ishte deklaruar se do të jetë pacienti i parë që do t’i nënshtrohet një operacioni të tillë, ka vendosur që të mos kryej këtë procedurë të shumëpërfolur.
Spiridonov që vuan nga një sëmundje e rëndë e muskujve, ka qenë nën vëzhgimin e neurokirurgut italian Sergio Canavero për më shumë se dy vite.
Por, ai së fundmi ka pranuar se nuk do “t’i nënshtrohet kësaj procedure”, për shkak “mjekët nuk kanë mundur t’i premtojnë atë çfarë ai kishte kërkuar: që të ecë përsëri, të bëjë një jetë normale si të gjithë, apo të paktën t’i mbijetojë operacionit”.
“Duke parë së nuk mund të mbështetem në mjekun italian, kam vendosur që fatin e shëndetit tim ta marrë në duar të mia”, ka deklaruar Spiridonov për Daily Mail.
Tani ky vullnetar rus është duke menduar seriozisht një operacion spinal alternativ që do t’i përmirësonte jetën, dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron t’i nënshtrohet procedurave eksperimentale që janë kritikuar nga shumë hulumtues, e madje edhe nga komuniteti i shkencëtarëve.
Neurokirurgu Sergioe Canavero, ka deklaruar se “operacioni do të kryhet tek një pacient kinez.
Ai gjithashtu ka pranuar se lidhur me këtë ndërhyrje do të bashkëpunojë me kolegun e tij kinez, mjekun Xiaoping Ren nga Universiteti Harbin në Kinë.
Por, edhe pse është kritikuar nga komuniteti i shkencëtarë për metodën e tij, Canavero vazhdon të jetë optimist se rezultatet e operacionit do të jenë “pozitive”.
Në një hulumtim të botuar së fundmi, Canavero pretendon se ka arritur me sukses të rilidh kordat e palcës kurrizore të 9 minjve, si dëshmi e konceptit të tij për operim.
Kordat e palcës kurrizore janë rilidhur duke përdorur një “ngjitës” special apo ndryshe i njohur si polyethylene glycol (PEG). Ai beson se materiali i njëjtë mund t’i ndihmojë të kryej transplantimin e kokës në një trup tjetër.
Mjeku Canavero është i vendosur që kjo të ndodh edhe përkundër kritikave të shumta që i ka marrë nga shkencëtarët për të cilët ai thotë: “ekzistojnë ekspertë të vetëshpallur që nuk kanë përvojë, pasi një gjë të tillë kurrë nuk e kanë bërë. Ata janë mësuar vetëm të thonë ‘kjo kurrë nuk do të ndodhë’. Por unë jam duke punuar në këtë drejtim”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pnLvmSoHqiE
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës – deputetja pëson sulm në tru

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës