Kirurgët në New York kanë bërë të ditur se kanë kryer transplantin e parë të plotë të syrit, ndonëse ende nuk është e sigurt që syri i ri do t’ia kthejë shikimin pacientit, shkruan BBC.

Aaron James, që i mbijetoi goditjes së rrymës, iu nënshtrua një operacioni 21 orësh për të zëvendësuar gjysmën e fytyrës së tij, transmeton Telegrafi.


2 36

Kirurgët kanë kryer me sukses transplantimin e kornesë prej vitesh. Megjithatë, ekspertët e quajtën këtë operacion një moment kyç në përpjekjen për të rivendosur shikimin e miliona njerëzve të verbër në mbarë botën.

3 24

James, një punonjës i shërbimeve komunale në Arkansas, humbi pjesën më të madhe të fytyrës kur preku aksidentalisht një tel me rrymë 7,200 volt në vitin 2021.

4 22

Më 27 maj të këtij viti, përveç transplantit të syrit, ai iu nënshtrua një transplanti të rrallë të pjesshëm të fytyrës – në të cilin morën pjesë më shumë se 140 punonjës shëndetësorë.

5 16

Kirurgët në Spitalin Universitar të New Yorkut Langone Helt, thanë se James, 46 vjeç, po shërohet mirë nga transplanti i dyfishtë dhe se syri i dhuruar duket jashtëzakonisht i shëndetshëm. Syri i tij i djathtë ende punon.

"Vetë fakti që ne kemi kryer transplantin e parë të suksesshëm të një syri të tërë me një fytyrë, është një arritje e madhe që shumë e menduan se ishte e pamundur për një kohë të gjatë", tha mjeku Eduardo Rodriguez, një nga kirurgët kryesorë në ekip.