LAJMI I FUNDIT:

I transformuar rrënjësisht: Akuzohet për përdhunim, ylli i Manchester United “nuk njihet” pesë muaj pasi u lirua me kusht

I transformuar rrënjësisht: Akuzohet për përdhunim, ylli i Manchester United “nuk njihet” pesë muaj pasi u lirua me kusht

Mason Greenwood është fotografuar për të parën herë pas lirimit me kusht nga burgu, teksa akuzohet për përdhunimin e një vajze dhe kërcënim për vrasje.

Talenti 20-vjeçar i Manchester United u fotografua nga paparacët përpara shtëpisë së familjes së tij, me vlerë pesë milionë euro, që ndodhet në Cheshire.

Sulmuesi, i parë për herë të fundit në prill ku mbante veshur një kapele, ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, këtë herë është kapur në kamera në momentin që po nxirrte shëtitje qenin e familjes.


Policia e Mançesterit del me vendim të ri për Mason Greenwoodin
Lexo po ashtu Policia e Mançesterit del me vendim të ri për Mason Greenwoodin

“Mason ka mbajtur një profil vërtet të ulët që nga arrestimi i tij. Akuzat e bëra kundër tij ishin të vështira për t’u përballuar. Por, prindërit e tij kanë qenë pranë tij në çdo hap të rrugës. Ata të gjithë presin që policia të marrë një vendim dhe nëse policët vendosin se ai nuk ka rast për t’u përgjigjur, atëherë ai mund të përpiqet të vazhdojë karrierën e tij futbollistike”, deklaroi një burim i mediave angleze pas publikimit të fotove.

Greenwood, i cili jeton në Bowdon të Manchesterit, u pezullua nga United pas arrestimit të tij. Lojtari është hequr edhe nga FIFA 22, madje është lënë në baltë edhe nga sponsori “Nike” pas akuzave.

“Football Manager 2022” gjithashtu ka konfirmuar se ai nuk do të shfaqet pas përditësimit të tyre të fundit dimëror.

Të gjitha fanellat që mbajnë emrin e numrit 11 janë hequr nga faqja zyrtare e United dhe shokët e skuadrës e kanë hequr atë nga rrjeti social Instagram.

Tërhiqet nga shitja fanella e Greenwood – Unitedi ndërpret shitjen e saj pas akuzave të rënda ndaj futbollistit
Lexo po ashtu Tërhiqet nga shitja fanella e Greenwood – Unitedi ndërpret shitjen e saj pas akuzave të rënda ndaj futbollistit

Në vitin 2019, ai u bë futbollisti më i ri që luajti për United në Ligën e Kampionëve kur doli në fushë në moshën 17-vjeçare, por karriera premtuese e Greenwood tani është në rrezik pas arrestimit të tij.

Anglezi ka bërë gjithsej 129 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, ku ka shënuar edhe 35 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori