LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i modelit të flokëve të Rihannas, krahasohet me Jennifer Aniston

Transformimi i modelit të flokëve të Rihannas, krahasohet me Jennifer Aniston
(Foto: BackGrid)

Këngëtarja e njohur, Rihanna, në fillimet e karrierës eksperimentoi me stile të ndryshme, duke ndryshuar shpesh gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve. Mirëpo, vitet e fundit, i ka qëndruar besnike ngjyrës së zezë të flokëve, të cilën tashmë ka vendosur ta ndryshojë.

Gjegjësisht, këngëtarja nga Barbadosi është fotografuar me flokë të gjatë, më të çelëta për të nisur një periudhë, ku do të shfaqet si bionde.


Rihanna u pa në Los Angeles me një kombinim të thjeshtë mode – një pallto krem dhe xhinse, ndërsa modeli i ri flokëve tërhoqi shumë vëmendje.

(Foto: Instagram/voguemagazine)

Dhe ndërsa shumica e njerëzve zgjedhin nuanca më të ftohta ose më të errëta për vjeshtë dhe dimër, Rihanna ka bërë gjithmonë gjënë e saj dhe ka vendosur trende të reja.

Rihanna mahnit me dukjen në të zeza gjatë një tjetër daljeje pa partnerin e saj ASAP Rocky
Lexo po ashtu Rihanna mahnit me dukjen në të zeza gjatë një tjetër daljeje pa partnerin e saj ASAP Rocky

Dukja e re e 35-vjeçares është krahasuar me atë të Jennifer Aniston nga fillimi i viteve 2000 me zgjatime nga stilisti Chris McMillan, një pamje që është konsideruar ndër më të mirat e aktores.

(Foto: Vogue)

Këngëtarja u shfaq në skenë me flokë të zeza e të shkurtra në vitin 2007, kur hiti i saj “Umbrella” fitoi popullaritet në mbarë botën. Ajo i kënaqte njerëzit edhe si flokëkuqe, por gjithashtu mori vlerësime të shumta për flokët ngjyrë mjalti që mbante në vitin 2013.

Ndryshe, Rihanna aktualisht po bën një pushim nga karriera muzikore dhe i është përkushtuar mëmësisë (ajo është nënë e dy fëmijëve me ASAP Rocky) dhe biznesit. /Telegrafi/